Fluks pasagjerësh , 25.000 persona hyjnë në Portin e Vlorës

posted in: Home | 0

Sezoni  veror për këtë vit ka sjellë një numër  të madh pasagjerësh  ,si dhe automjetesh në Portin e Vlorës . Vetëm përgjatë muajit Korrik dhe fillimit të Gushtit kanë hyrë rreth 25.000 pasagjerë .Gjithashtu është vërejtur dhe një numër  në  rritje  i  shtetasve të huaj  kryesisht nga Italia,Zvicra , Gjermania dhe Franca. Sa i përket muajit Gusht deri tani ka shkuar në 9000 pasagjerë në hyrje , ndërsa pritet të kulmojë deri më 15 Gusht.  Për përballimin e fluksit është shtuar dhe numri i sporteleve , janë 9 sportele  në shërbim të qytetarëve. Gjithashtu janë marrë masa në rritjen e forcës së sigurisë.  Gjatë  këtij  muaji  kompania e cila kryen itinerarin Vlorë- Brindizi dhe anasjelltas ka vënë çdo ditë në linjë tragetin e dytë për përballimin e fluksit.