Mundesuar nga Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise   http://www.sociale.gov.al/

ProgramiPraktikave_Banner_V2

Përpara se të nisni përpilimin e formularit të aplikimit, ju ftojmë të gjithëve të mësoni më shumë rreth programit si dhe të zbuloni të gjithë profilet e pozicionet e shpalluara nga të gjithë institucionet.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në kuadër të zhvillimit të politikave rinore, shpall hapjen e thirjes për aplikim për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike.

Ky program është mundësi për të rinj profesionistë, 21 deri 26 vjeç, të cilët  janë të diplomuar në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” dhe janë të interesuar për të patur praktikë pune në sektorin publik.

Nëse jeni duke studiuar apo keni përfunduar studime të ciklit të dytë në një nga profilet studimore të lart përmendura, jeni të mirëpritur të aplikoni. Kandidatët duhet të tregojnë interes në punën e sektorit publik dhe të kenë aftësi shumë të mira analitike dhe komunikimi

Vendet vakante per aplikim:

a- Ne degen ekonomi-finance-1 person.
b- Ne degen Menaxhim Biznesi ose marketing-1 person.
c- Ne degen Inxhinieri Ndertimi ose Mekanike 1 person.
d- Ne degen Inxhinieri Navale-1 person.
e- Ne degen Juridik-1 person.

Kujdes: duhet të keni përfunduar minimalisht studimet e ciklit të parë ‘Bachelor’.

Ky program do të zgjasë 3 muaj dhe është pa pagesë.

Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike nga institucionet përkatëse.

Vëmendje: do të lajmërohen vetëm fituesit.

 

 

Meso me shume rreth programit te praktikave