Fluks pasagjerësh , 25.000 persona hyjnë në Portin e Vlorës

Sezoni  veror për këtë vit ka sjellë një numër  të madh pasagjerësh  ,si dhe automjetesh në Portin e Vlorës . Vetëm përgjatë muajit Korrik dhe fillimit të Gushtit kanë hyrë rreth 25.000 pasagjerë .Gjithashtu është vërejtur dhe një numër  në  rritje  i  shtetasve të huaj  kryesisht nga Italia,Zvicra , Gjermania dhe Franca. Sa i përket muajit Gusht deri tani ka shkuar në 9000 pasagjerë në hyrje , ndërsa pritet të kulmojë deri më 15 Gusht.  Për përballimin e fluksit është shtuar dhe numri i sporteleve , janë 9 sportele  në shërbim të qytetarëve. Gjithashtu janë marrë masa në rritjen e forcës së sigurisë.  Gjatë  këtij  muaji  kompania e cila kryen itinerarin Vlorë- Brindizi dhe anasjelltas ka vënë çdo ditë në linjë tragetin e dytë për përballimin e fluksit.  

Njoftim i Kompanisë Northbay Ltd

“Porti Detar” Vlorë sh.a njofton mbi bazën e shkresës së ardhur nga agjensia “Gerveni Travel”, pëfaqësues së kompanisë Northbay Ltd në Shqipëri, se: Trageti “Red Star” nuk do të udhëtojë sot (24.10.2017) për në Portin e Brindisit si pasojë e motit shumë të keq.

Agjensia Detare
Gerveni Travel sh.p.k

Anijet luftarake të NATO-s vizitë në “Portin Detar” Vlorë sh.a.

Në Portin e Vlorës ka mbërritur një grup prej 4 anijesh minaheqëse të NATO-s SNMCMG-2 (Standing NATO Mine Counter Measures Maritime Group) ku bëjnë pjesë “TCG ERDEMIT”, “HMS ENTERPISE” dhe “ITS CORTONE”, “HMS PEMBROKE”.
Shkëmbimi i eksperiencave ndërmjet sheteve më të fuqishme dhe vendit tonë në drejtim të ruajtjes dhe sigurisë në kufi është objekt i vizitës disa ditore. Grupi i anijeve ka si mision të ndërmarrë një shumëllojshmëri të gjerë detyrash dhe operacionesh ushtarake, si dhe d

o të kryej disa aktivitete kulturore në qytetin e Vlorës. Bashkëveprimi midis forcave tona detare dhe ato të NATO-s bëhet në kuadër të promovimit të paqes dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe vendeve anëtare të saj.

 

 

 

 

Përpunimi në “Porti Detar” Vlore sh.a

“Porti Detar” Vlore sh.a., u siguron anijeve te mallrave siguri dhe shpejtesi ne perpunimin e tyre.

Ne kalaten lindore te Portit te Vlores prej dites se hene, date 16.10.2017 eshte ankoruar anija “Ns Spirit”. Makinerite dhe punonjesit e ngarkim shkarkimit kane bere te mundur perpunimin ne nje kohe te shkurter te nje sasie prej rreth 3000 ton cimento. Gjate ketij viti “Porti Detar” Vlore sh.a., ka perpunuar rreth 60400 ton .

Krocera “Serenissima” ankorohet ne “Portin Detar Vlore”

Edhe pas perfundimit te sezonit turistik veror, mengjesin e sotem ne Portin e Vlores ka mberritur Krocera “Serenissima”. Ne bordin e saj ndodhen rreth 80 turist anglez te ardhur nga Porti i Barit. Turistet do te ndahen ne dy guida duke vizituar qytetin e Beratit dhe Apollonine e Fierit. Pas perfundimit te vizitave ne keto dy qytete turistike destinacioni i tyre do te jete ai i Portit te Durresit.