Për herë të parë në historinë e tij Porti i Vlorës do t’ju ofrojë qytetarëve vlonjatë mundësinë për të udhëtuar me hidroplane drejtë destinacioneve më të bukura të shteteve fqinje. Ky është një projekt i cili do t’u mundësoj udhëtime qytetarëve nga Porti i Vlorës drejtë portit të Barit në Itali dhe Korfuzit në Greqi me hidroplane. Udhëtimi drejtë këtyre dy destinacioneve do të zgjasë 35 minuta ndërsa kapaciteti i hidroplaneve është 20 pasagjerë.