PËRBËRJA DHE DETYRAT E PËRGJITHSHME TË STACIONIT TË MNZ-së

(MBROJTJA KUNDËR ZJARRIT)

 

Stacioni i MNZ-së në Portin Detar Vlorë është ngritur me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.288 dt27-06-2002, dhe bazuar në Ligjin nr.8766 dt 05-04-2001, i azhurnuar në Ligjin nr.10137 dt.11-05-2009.

Ligji i sipër përmendur “PER MBROJTJEN NGA ZJARRI DHE SHPETIMI” në objektet me rëndësi ekonomike dhe shtetërore, në të cilën bën pjesë dhe Porti i Vlorës.

Detyrat dhe misioni i Stacionit të MNZ-së janë,Mbrojtja e jetës së njerëzve, dhe pronës nga rreziku i zjarrit dhe i fatkeqësive natyrore.

Parandalimin e zjarreve, dhe zbatimin e ligjshmërisë në objektet që operojnë brenda territorit të Portit.

Një nga detyrat kryesore të mirëfunksionimit të stacionit të MNZ-së është gadishmëria e përhershme, e cila është e organizuar në grupe pune me nga 3 punonjës, përkatësisht me një përgjegjës turni, një shofer autozjarrfikëse dhe me një punonjës MNZ-je(polic).

Detyra kryesore e çdo turni në momentin e marrjes së shërbimit është kontrolli i stacionit që çdo gjë të jetë në rregull, kontrolli i autozjarrfikëses si dhe kontrolli i çisternës së ujit.

Gjatë ditës së shërbimit që për çdo turn zgjat 24-orë, i lihet detyrë  përgj/turnit që të bëj, kontrolle të herë pas hershëme në gjithë territorin e portit, dhe për çdo anomali që mund të vërejë të lajmërojë menjëherë komandantin e stacionit.

Detyra parësore dhe me përgjegjësi maksimale për shoferin e autozjarrfikses, është që të kontrollojë çdo mëngjes mirëfunksionimin e mjetit zjarrfikës, ta ndez atë dhe për çdo gjë që nuk shkon të  lajmërojë komandantin e stacionit.

Kurse detyra e punonjësit të MNZ-së çdo mëngjes që merr turnin e shërbimit është të kontrollojë çisternën e ujit, e cila duhet të jetë gjithmonë në kapacitet maksimal, për çdo rast emergjence që mund të paraqitet, si dhe bën patrullime të herë pas hershme gjatë gjithë shërbimit 24-orësh