Autoritetet në Itali kanë dekretuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare, për shkak të pandemisë COVID-19, deri më 31 mars 2022.

Për personat që hyjnë në Itali, nga një vend i BE, është i detyrueshëm tamponi negativ PCR. Ata që nuk janë të vaksinuar bëhet e detyrueshme karantina 5 ditore dhe tamponi negativ.
Qytetarët shqiptarë mund të hyjnë në Itali, për motive të caktuara :
Pune
Shëndeti,
Studimi,
Urgjence,
Persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,
Familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,
Personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezidentë në Itali,
Sportistë, teknikë, gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

– Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:

Formulari “Passenger Locator Form” në format digjital ose në kopje fizike: https://app.euplf.eu/#/
Testi me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit.
Qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form”.

– Ata që hyjnë në Itali nga vende me rregulla vaksinimi të ndryshme nga ato të Italisë, do të kenë mundësi të aksesojnë ambientet e akomodimit dhe të gjitha atyre aktiviteteve në të cilat kërkohet super green pass, me green pass të thjeshtë, e cila lëshohet pas bërjes të një tamponi të thjeshtë.

– Përjashtime parashikohen edhe për ata që vijnë nga një vend i huaj dhe që kanë një certifikatë shërimi ose vaksinimi me një vaksinë të autorizuar ose të njohur si ekuivalente, në rast se kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga shërimi ose administrimi i dozës së fundit. Ata do të kenë mundësi të aksesojnë shërbimet për të cilat ekziston detyrimi për të zotëruar super green pass, pas kryerjes së një tamponi të shpejtë ose molekular.

https://www.punetejashtme.gov.al/itali/

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).