Krocera “Berlin” pritet të mbërrij ditën e nesërme në Portin e Vlorës.
Mund të thuhet se Porti i Vlorës është kthyer tashmë në një pikë të rëndësishme të itinerarit të anijeve turistike që përshkojnë Mesdheun. Bashkëpunimi i frytshëm mes “Portit Detar” Vlorë sh.a, dhe kompanive turistike vendase e të huaja ka rritur në mënyrë të ndjeshme numrin e turistëve që mbërrijnë në portin e Vlorës. Është hera e dytë që Krocera “Berlin” do të vizitoj Poritn e Vlorës. Nesër në mëngjes (28.04.2018) do të zbulojmë dhe guidën turistike që do të ndërmarrin 400 turistët e ardhur nga Porti i Kotorrit.