Në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe statutin e shoqërisë, “Porti Detar Vlorë” sh.a. duhet: 

1)      Të menaxhojë dhe zhvillojë shoqërinë, në mënyrë që të arrihen objektivat ekonomike e sociale, duke ushtruar kujdes të veçantë ndaj sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

2)      Të sigurojë që shërbimet portuale të ofrohen me kosto të arsyeshme, të jenë produktive dhe  efektive dhe të mund të përfitohen në çdo kohë.

3)      Në bashkëpunim me aktorët e rëndësishëm në port dhe institucionet e tjera, të sigurojë që Porti i Vlorës të jetë i integruar me sisteme të tjera të infrastrukturës së transportit në Shqipëri dhe në vendet fqinje.

4)      Në bashkëpunim me institucione të tjera, të lehtësojë rritjen e tregëtisë nëpërmjet Portit të Vlorës.