• Projekti IPA SmartPort
  • Projekti Adrion EcoWaves
  • Titulli i Projektit:

    Smart and Sstainable Energy Port

     

    Akronimi i Projektit:

    SMARTPORT

     

     

     

    Data e fillimit: 01.03.2020

    Data e përfundimit: 31.08.2021

     

     

    PERSHKRIMI I PROJEKTIT

     

    Projekti ka si qëllim të ndjekë udhëzimet për përgatitjen e dokumentave per planifikimin e energjise mjedisore per DEASP Port System. Ai parashikon një mbledhje fillestare të të dhënave dhe shqetësimeve për mënyrën se si aktualisht menaxhohen çështjet e energjisë në port. Më pas bëhet një implementim pilot duke instaluar disa LED me pole inteligjente dhe panele fotovolatike të cilat do të monitorohen për 6 muaj nga një grup ekspertësh të cilët do të përgatisin një raport.

    Raporti do të përmbaj çështjet e niveleve të konsumit dhe ato mjedisore për portin. Pas nje vlerëimi të thellë teknik, do të vendoset numri i personave që do të menaxhojnë çështjet e energjisë në port dhe ta kthejn atë në efiçenc duke implementuar sisteme funksionale të menaxhimit të energjisë.

     

    OBJEKTIVAT E PROJEKTIT

     

    Objektivat e këtij projekti konsistojn në zhvillimin e strategjive për optimizimin e kursimit të energjisë, arritjen e një niveli të lart të efiçencës energjitike dhe zvogelimin e emetimit të dioksidit të karbonit. Instalimin e ndriçuesve LED me pole inteligjente dhe panele fotovoltaik. Përmirësimi i aftësive te administratës publike në zvogëlimin ndotjes energjitike duke zëvendësuar lëndët djegse me burime energjie të rinovueshme.

    Në përfundim të këtij projekti, rezultatet pritet të jenë si më posht:

    -Planfikim i qëndrueshëm energjitik sipas standarteve EU.

    -Adoptimi i efiçencës energjitike dhe programe për prodhimin e qëndrueshëm të energjisë.

    -Reduktim i konsumit energjitik dhe i emetimeve të dioksidit të karbonit.

    -Kontribut në shmangien e ndryshimeve klimaterike.

     

    PARTNERËT E PROJEKTIT

     

    • PORT NETWORK AUTHORITY OF THE IONIAN SEA – PORT OF TARANTO (Leader Partner)
    • APULIA REGIONAL AGENCY FOR ENVIRONMENTAL PREVENTION AND PROTECTION (Project Partner 2)
    • MUNICIPALITY OF TERMOLI (Project Partner 3)
    • PORT OF BAR HOLDING COMPANY BAR (Project Partner 4)
    • PORT OF VLORA (Project Partner 5)

     

     

     

     

     

  • Titulli i Projektit:

    Enhancing Cooperation in Waste Management from Vessels in ADRION Ports

     

    Akronimi i Projektit:

    ECOWAVES

     

     

     

    Data e fillimit: 01.03.2020

    Data e përfundimit: 31.08.2022

     

    Web Linku i projektit: https://ecowaves.adrioninterreg.eu/

     

     

     

    PERSHKRIMI I PROJEKTIT

     

    ECOWAVES ka në fokus rritjen e kapaciteteve në nivel internacional të trajtimit të dobësive mjedisore, segmentimin dhe ruajtjen e shërbimeve të ekosistemit në zonën Adriatiko-Joniane. Gjithashtu menaxhimin dhe ndalimin e ndotjeve duke zhvilluar modele që do të jenë në ndihmë të menaxhimit të ndotjeve dhe riciklimit të tyre në hapsirat portuale. Vendet të cilat janë në kufi me detin Adriatik dhe Jon, janë duke u përballur me çështje serioze si trafiku ujor, hedhjet ilegale të mbetjeve dhe me një menaxhim jo të duhur të mbetjeve në porte. Një plicë sigurimi e ekosistemit detar në nivel internacional, do të ishte baza për një mbrojtje në terma afatgjatë e hapsirave portuale dhe atyre ujore. Duke qënë se është një çështje mjedisore, kjo situat mund të çoj në një kërcenim të shëndetit publik dhe mbijetesës së krijesave ujore.

     

    OBJEKTIVAT E PROJEKTIT

     

    Objektivi kryesor i këtij projekti, është krijimi i një modeli menaxhimi afatgjatë dhe të qëndrueshëm në nivel internacional i cili do të koordinojë çështjet e mbetjeve të anijeve, përfshir këtu edhe anën teknike në lidhje me menaxhimin e mbetjeve në porte. Gjithashtu ndërtimi i një strategjie komunikimi e mirë strukturuar për të ndarë me njëri-tjetrin aftësitë e fituara në procesin asgjësimit të mbetjeve.

    Pajisja e porteve me modele inovative dhe pajisje të reja për menaxhimin e mbetjeve, arritja e një marveshjeje me linjat e kroçerave dhe agjensive të anijeve do të sjelli një zhvillim shumë të mirë për menaxhimin e mbejteve dhe cilësinë mjedisore.

    Sa më sipër do të jetë një benefit për të gjithë partnerët të cilët do ti ndajnë këto eksperienca në nivel lokal,nacional apo edhe internacional me manuale praktik dhe në video në mënyrë që nga ky projekt rrejti përfitues të jetë sa më i gjerë.

     

    PARTNERËT E PROJEKTIT

     

    • PORT NETWORK AUTHORITY OF THE IONIAN SEA – PORT OF TARANTO (Leader Partner)
    • CENTRAL ADRIATIC PORTS AUTHORITY
    • IGOUMENITSA PORT AUTHORITY S.A
    • ZADAR COUNTRY RURAL DEVELOPMENT AGENCY
    • REGIONAL DEVELOPMENT AGENCY OF NORTHERN PRIMORSKA LTD. NOVA GORICA
    • BUSINESS ASSOCIATION FOR SPORT, RECREATION, REHABILITATION AND BUSINESS ECO ZONE ADA HUJA
    • BEC BALCAN ENGINEERING & CONSTRUCTION LTD.
    • PORT OF VLORA
    • MINISTRY OF TRANSPORT AND MARITIME AFFAIRS

     

    Veprimtaria:

    1. Kick-of Meeting                                   5 June 2020
    2. Teleconferenca                                    21 September 2020
    3. First Steering Comitte Meeting        17 November 2020