Krijimi i nje mjedisi të sigurt dhe të përshtatshëm për Portin Detar dhe operatorët e tjerë të cilët veprojnë në hapësirën e portit gjatë 24 orëve është objektivi kryesor i FSAP-it Vlore (Forca e Sigurisë ne Anije dhe Porte).
Kjo forcë lindi pas miratimit nga Parlamenti Shqiptar i ligjit Nr.9281 Dt 23.09.2004 për “Sigurinë në anije dhe porte”.

Hapa të tjerë të rëndësishëm të cilët ndihmuan në ngritjen dhe organizimin e FSAP-it Porti-Vlore ishte përgatitja e akteve ligjore dhe nënligjore.

Asistimi i qeverisë Amerikane ICITAP ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në punën e FSAP-it  gjatë krijimit të saj dhe në vazhdimësi.

Falë impenjimit dhe seriozitetit të Forcës së Sigurisë dhe ICITAP porti ynë ndryshoi rrënjësisht nga një ndër portet më problematike në një port me siguri të lartë, duke u renditur përkrah porteve të tjera Europiane.

Plani i  sigurisë së portit  Vlore eshte në përputhje me Kodin Ndërkombëtar të Sigurisë së Anijeve dhe Porteve, Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO) dhe Konventës(Solas)1974.
FSAP-i Vlore ka për detyrë mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e infrastukturës dhe objekteve e vlerave të portit.

Disa nga detyrat kryesore të FSP-it janë:

1.     Mbledhja, vlerësimi dhe shpërndarja e informacionit rreth kërcënimeve të sigurisë, shkëmbimi i informacione të tillë me qeverinë dhe autoritet e tjera të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

2.     Komunikimi i mirë me anijet, sektorët portualë dhe parandalimi i hyrjeve të paautorizuara në anije, sektorëve portuale dhe zonave të tjera të shpallura të kufizuara.

3.     Parandalimi i futjes së armëve të paautorizuara, mjeteve zjarrëvënëse ose lëndëve shpërthyese në anije ose sektorëve portuale si dhe çfarëdolloj mjeti ose substance që konsiderohet kërcënim për portin.

4.     Bën të sigurtë që plani i sigurisë të portit dhe gjithë planet e tjera rezerve mbi emergjencat dhe evakuimet të azhornohen .

5.     Zhvillon trajnime, ushtrime dhe stërvitje për të bërë të sigurtë që të gjithë përdoruesit e portit, autoritet portuale dhe autoritet lokale të jenë të familjarizuar me planet dhe procedurat e ndryshme të sigurisë dhe reagon në kuadrin e këtyre planeve në kohën e duhur dhe në mënyrë profesionale.

Plani i sigurisë së Portit të  Vlore u aprovua ne muajin maj-2005 nga “Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacionit” në të cilin u përcaktua Niveli i (I) i sigurisë.

Ky plan sigurie azhornohet çdo 6 muaj me ndryshimet infrastrukturore të kryera në portin e Vlores.

Prioritetet  kryesore të portit për sigurinë janë:

·          Plotësimi i kërkesava të Kodit ISPS.

·          Përmirësimi i sigurisë në përgjithesi në port.

FSAP-i  zhvillon një numër shumë të madh stërvitjesh dhe kursesh trajnimi me tema të ndryshme si psh:

·          Kërcënimet e sigurisë

·          Organizimi i sigurisë

·          Menaxhimi i incidenteve

·          Emergjencat civile

·          Nivelet e sigurisë

·          Siguria detare

·          Armët e shkatërrimit në masë

Disiplina e lartë, vullneti dhe veprimet maksimale kanë karakterizuar punën e kësaj force gjatë këtyre viteve.