Në Portin e Vlorës ka mbërritur një grup prej 4 anijesh minaheqëse të NATO-s SNMCMG-2 (Standing NATO Mine Counter Measures Maritime Group) ku bëjnë pjesë “TCG ERDEMIT”, “HMS ENTERPISE” dhe “ITS CORTONE”, “HMS PEMBROKE”.
Shkëmbimi i eksperiencave ndërmjet sheteve më të fuqishme dhe vendit tonë në drejtim të ruajtjes dhe sigurisë në kufi është objekt i vizitës disa ditore. Grupi i anijeve ka si mision të ndërmarrë një shumëllojshmëri të gjerë detyrash dhe operacionesh ushtarake, si dhe d

o të kryej disa aktivitete kulturore në qytetin e Vlorës. Bashkëveprimi midis forcave tona detare dhe ato të NATO-s bëhet në kuadër të promovimit të paqes dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe vendeve anëtare të saj.