Sezoni veror për këtë vit ka sjellë një numër të madh pasagjerësh ,si dhe automjetesh në Portin e Vlorës . Vetëm përgjatë muajit Korrik dhe fillimit të Gushtit kanë hyrë rreth 25.000 pasagjerë .Gjithashtu është vërejtur dhe një numër në rritje i shtetasve të huaj kryesisht nga Italia,Zvicra , Gjermania dhe Franca. Sa i përket muajit Gusht deri tani ka shkuar në 9000 pasagjerë në hyrje , ndërsa pritet të kulmojë deri më 15 Gusht. Për përballimin e fluksit është shtuar dhe numri i sporteleve , janë 9 sportele në shërbim të qytetarëve. Gjithashtu janë marrë masa në rritjen e forcës së sigurisë. Gjatë këtij muaji kompania e cila kryen itinerarin Vlorë- Brindizi dhe anasjelltas ka vënë çdo
ditë në linjë tragetin e dytë për përballimin e fluksit.