Pas një përpjekje të gjatë nga drejtoria e Portit Vlorë  dhe kompanisë Marina Martime S.a Company , vihet në dispozicion për pushuesit vendas dhe të huaj Katamarani Himarë-Korfuz dhe anasjelltas. Kjo është një risi për Portin tonë e cila do ti vijë në  ndihmë turistëve , dhe do të jetë në funksion deri në muajin shtator. Bashkëpunimi për futjen e këtij Katamarani do të sjellë një zhvillim të turizmit në Bashkinë Himare. Linja Finikas Lines do të operojë ditën e hënë,të enjte dhe të shtunë nga Himara në Korfuz dhe anasjelltas.