Njoftim për shpallje 1 pozicion vakant “Punëtor ndërtimi në Sektorin Teknik dhe Investime”.
Porti Detar Vlorë sh.a në zbatim të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, shpall 1 vend vakant si “Punonjës mirëmbajtje dhe pastrimi” pranë Sektorit Teknik dhe Investimeve”
Detyrat kryesore të punonjësit të ndërtimit
Punonjësit e ndërtimit kanë vartësi të drejtpërdrejtë nga Përgjegjësi Sektorit të Ndërtimit dhe kryen detyrat e ngarkuara prej tij për mirëmajtjen e ambjenteve dhe territorit të portit si: lyerje, suvatime, ndërtime të reja etj.
Kushtet që duhet të plotësojnë të interesuarit për këtë vend pune:
- Të zotërojnë diplomë të arsimit bazë.
- Të jetë në kushte shëndetësore që të kryejë detyrën e caktuar.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale me dashje.
- Të jetë I besueshëm për të kryer detyrat e kërkuara si dhe ato shtesë në mënyrë profesionale dhe brenda një kohe të pranueshme.
- Personi duhet të jetë shumë i motivuar dhe të ketë etikë të forte në punë.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Portin Detar Vlorë sh.a brenda datës 27.02.2026 dokumentacionin e mëposhtëm:
- 3 foto +1 foto në disk
- Fotokopje e kartës së identitetit
- Certifikatë familjare.
- Certifikatë personale
- Raport mjeko-ligjor
- Diplomë dhe lista e notave e noterizuar
- Vërtetim nga Gjykata
- Vërtetim nga Prokuroria
- Vërtetim i Gjëndjes Gjyqësore
- Leje drejtimi për automjet
- CV personale e shoqëruar me certifikata dhe trajnime.
- Kërkesë për punësim
Kanidatët të cilët do të dorëzojnë dokumentacionin e mësipërm, do të njoftohen për paraqitjen në intervistë pranë zyrave të Portit Detar Vlorë sh.a.
