Njoftim për shpallje 3 pozicione vakante “Punonjës mirëmbajtje dhe pastrimi me kohë të pjesshme, me nje afat 3 mujor gjatë sezonit turistik 2025.

Porti Detar” Vlorë sh.a, në zbatim të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, të ndryshuar, fluksit gjatë sezonit turistik 2025,domosdoshmërisë  së stafit ndihmës, shpall 3 vende vakante si “Punonjës mirëmbajtje dhe pastrimi” pranë këtij instutucioni.

Detyrat kryesore të punonjësit të pastrimit dhe mirëmbajtjes .

  • Eshtë në vartësi të Përgjegjësit të Sektorit dhe Specialistit  të Mjedisit.
  • Përgjigjen sipas pozicionit përkatës në strukuturë për pastrimin e zyrave, ambienteve dhe territorit të Portit si dhe ofrojnë ndihmën e tyre në sektorë të ndryshëm
  • Përgjigjen për pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanalizimeve.
  • Mirëmbajnë të gjitha sipërfaqet e gjelbërta.
  • Marrin pjesë në grupet e punës për përballimin e situatave emergjente.
  • Eshte i disponueshem ne oraret gjate te cilave institucioni ka nevoje ( orar me turne)

Kushtet që duhet të plotësojnë të interesuarit për këtë vend pune:

  • Të zotërojne diplomë të arsimit të mesem
  • Të jetë në kushte shëndetësore që të kryejë detyrën e caktuar.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale me dashje.
  • Të jetë i besueshëm për të kryer detyrat e kërkuara si dhe ato shtesë në mënyrë profesionale dhe brenda një kohe të pranueshme.
  • Personi duhet të jetë shumë i motivuar dhe të ketë etikë të forte në punë.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Portin Detar Vorë sh.a brenda datës 18.06.2025 dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. 3 foto +1 foto në disk
  2. Fotokopje e kartës së identitetit
  3. Certifikatë familjare.
  4. Certifikatë personale                              
  5. Raport mjeko-ligjor
  6. Diplomë dhe lista e notave e noterizuar
  7. Vërtetim nga Gjykata
  8. Vërtetim nga Prokuroria      
  9. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore                                   
  10. Leje drejtimi për automjet,
  11. CV personale e shoqëruar me certifikata dhe trajnime.
  12. Kerkese per punesim

Kanidatët të cilët do të dorëzojnë dokumentacionin e mësipërm, do të njoftohen për paraqitjen në intervistë pranë zyrave të Portit Detar Vlorë sh.a.