“Porti Detar” Vlorë sh.a, në zbatim të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për Tregtaret dhe Shoqëritë Tregetare”, tëndryshuar, shpall vendin vakant “Përgjegjës i Portit Himarë” pranë Degës së Përpunimit të Anijeve dhe Trageteve.

Detyrat kryesore të pozicionit:

a) Organizon punën në Sektor dhe përgjigjet para Kryetarit tëDegës së Përpunimit dhe drejtorisë për mbarëvajtjen e saj.
b) Harton kontrata operative të përpunimit të anijeve që do të përpunohen në Portin Himarës mbështetur në kontratat vjetore të lidhura nga Drejtori i Shoqerisë, kur anijet prekin direkt vetëm Portin e Himarës ose ndjek zbatimin e kontratës së hartuar nga K/Degës kur përpunimi i anijes kalon nga Porti i Vlorës në kalatën e Himarës.
c) Me lidhjen e kontratës operative të përpunimit me agjencinë, harton plan pune dhe ja jep Kapitenerisë së Portit Himarë që të pozicionohet anija në kalatë. Kur kontrata është lidhur në Portin e Vlorës ndjek zbatimin e saj.
d) Kërkon nga punonjësit që ka në varësi, që të bëj biletat e spontimit deri në përfundim të përpunimit të anijes. Nga mbledhja aritmetike e tyre harton raportin e shkarkimit të anijes.
e) Sjell çdo datë 1 në Degën e Përpunimit listëprezencën e Sektorit.
f) Organizon dhe drejton grupin e emergjencës dhe të mbrojtjes nga zjarri në Sektor.
g) Kur ka aktivitet për përpunimin e pasgjerëve ndjek zbatimin e kontratës së lidhur nga drejtuesi i shoqërisë. Ngarkon punonjësit e tij me detyrën e ҫekimit (kontrollit të pasagjerëve). Imbarkimi llogaritet sipas listave të paraqituar nga agjensia detare si dhe rakordon me punonjësit e Rajonit të Policisë në Portin Himarë me të cilat harton një akt-rakordimi ose kundër firmën e tyre në listat e pasagjerëve kur është e mundur.
h) Lista e pasagjerëve e hartuar nga agjencia duhet të ketë: datën, emër mbiemër të pasagjerëve, datëlindjen, shtetësinë, nënshkrimin e agjencisë dhe vulën përkatëse. Këto lista i krahason me të dhënat që merr nga Policia e Portit, për të llogaritur imbarkimin merret gjithmonë numri më i madh i deklaruar.
i) Harton evidencat e imbarkimit të pasagjerëve me traget për ҫdo rejs, si edhe ato mujore për anijet dhe tragetet të cilat i paraqet K/Degës ҫdo datë 1 të muajit pasardhës.
j) Regjistron ҫdo mjet që akustohet në kalatën e Himarës në librin e anijeve dhe trageteve dhe harton faturën tatimore, duke ndjekur likuidimin e tyre sipas rregullave të shoqërisë përcaktuar në kontratat vjetore.
k) Është i detyruar të marrë pjesë në analizën e shoqerisë (mujore, ose tremujore), si edhe të paraqitet në Degë kur thirret nga K/Degës.
l) Sjell gjithë dokumentacionon e përpunimit të anijeve dhe trageteve në Degën e Përpunimit dhe pasi fotokopjohen origjinalet merr për në Portin e Himarës.
m) Bashkëpunon me Zyrën e Marketingut dhe ndjek zbatimin e kontratave të qirave të lidhura  nga kjo degë për sektorin Himarë, si dhe likuidimin e faturave që kanë të bëjnë me energjinë elektrike, ujit dhe çdo detyrimi tjetër që ka në këtë sektor.
n) Mban, ruan dhe dorëzon arkivin dhe gjithë dokumentacionin e administruar nga Porti Himarë.

Kushtet që duhet të plotësojnë të interesuarit për këtë vend pune:

Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë.

Të jetë në kushte shëndetësore që të kryej detyrën e caktuar.

-Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje     penale me dashje.

– Të jetë i besueshëm për të kryer detyrat e kërkuara si dhe ato shtesë në mënyrë profesionale dhe brenda një kohe tëpranueshme.

– Personi duhet të jetë shumë i motivuar dhe të ketë etikë të fortënë punë.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Shërbimeve tëBrendshme në Portin Detar Vorë sh.a brenda datës 07.06.2023dokumentacionin e mëposhtëm:

1. 3 foto +1 foto në disk
2. Fotokopje e kartës së identitetit
3. Certifikatë familjare.
4. Certifikatë personale                              
5. Raport mjeko-ligjor
6. Diploma dhe lista e notave e noterizuar
7. Vërtetim nga Gjykata
8. Vërtetim nga Prokuroria      
9. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore                                    
10. Leje drejtimi për automjet
11. CV personale e shoqëruar me certifikatat dhe trajnimet.

Kanidatët të cilët do të dorëzojnë dokumentacionin e mësipërm, do të njoftohen për paraqitjen për intervistë pranë Administratorit të shoqërisë.

There are no comments yet.

Leave a Reply