“Porti Detar Vlorë” sh.a, shpall vendin vakant “Përgjegjësi terminali”.

Përgjegjësi i terminalit, bazuar në Rregulloren e Brendshme të institucuionit, ka këto detyra dhe përgjegjësi:

a.Ka vartësi direkte nga Shefi i Zyrës së Marketingut.

b.Drejton punën për mirëmbajtjen e paisjeve dhe inventaret e terminalit të pasagjerëve.

c.Drejton ruajtjen e rregullit dhe rendit në terminalin e pasagjerëve dhe trageteve si dhe bashkërendon punën me të gjithë subjektet që operojnë në port si dogana, rajoni i policisë etj.

d.Propozon masa për rritjen e cilesisë së shërbimeve në terminalin e trageteve dhe pasagjerëve dhe ndjek zbatimin e tyre pas miratimit.

e.Mbi bazën e grafikeve të miratuar (sipas kontratës vjetore) për lëvizjen e trageteve nga Porti i Vlorës, siguron informacionin e përditshëm të lëvizjes së trageteve sipas orareve të miratuara dhe mban një regjistër të veçantë.

f.Merr dhe siguron informacion për lëvizjen ose jo të trageteve për shkaqe të ndryshme dhe njofton për ҫdo problem Shefin e Zyrës.

g.Nëpërmjet Kapitenerisë merrë informacion për levizjen (nisjen) e trageteve nga portet e nisjes si dhe kohën e mbërritjes së tyre në portin tonë dhe merr masa në raste kur ka ndryshim orari për shkaqe të përligjura.

h. Kontrollon dhe informon mbi subjektet që kërkojnë shërbime apo zbatimim e kontratave për sipërfaqet e marra me qira dhe bashkëpunon me specialistin e qirave, përsa i përket ambjenteve të terminalit.

Kushtet që duhet të plotesojnë të interesuarit për këtë vend pune:

-Të jenë shtetas shqiptar;

-Të kenë arsimin e lartë;

-Të jenë në kushte shëndetësore që të kryejn detyrën e caktuar;

-Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prer për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale me dashje.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë pranë “Portit Detar Vlorë” sh.a brenda datës 28.03.2023 dokumenacionin e kërkuar:

1 CV personale e shoqëruar me certifikatat dhe trajnimet.

2 Tre fotografi +1 fotografi në disk

3 Fotokopje e kartës së identitetit

4 Certifikatë familjare

5 Raport mjeko-ligjor

6 Diploma dhe lista e notave e noterizuar

7 Vërtetim nga Gjykata

8 Vërtetim nga Prokuroria

9 Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore

10 Leje drejtimi për automjet nëse zotëron

Kandidatët të cilët do të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sa më sipër do të njoftohen për t’u paraqitur për testimin që do të zhvillohet më datë 31.03.2023, në lidhje me:

-Njohuritë mbi ligjin nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregëtare”;

-Njohuritë mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;

– Njohuritë mbi Regulloren e Brendshme të “Portit Detar Vlorë” sh.a.

Dy kandidatët me rezultate më të mira, nga do të njoftohen për t’u paraqitur për intervistë te administratori i shoqërisë.

Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet:

-Vlerësimi me shkrim, deri në 85 pikë;

– Intervista me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 15 pikë.

There are no comments yet.

Leave a Reply