Porti Detar” Vlorë sh.a, në zbatim të ligjit nr. 9901, datë14.04.2008, “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, tëndryshuar, shpall vendin vakant “Punonjes Taks ImbarkimiHimarë” pranë Degës së Përpunimit të Anijeve dhe Trageteve.
Detyrat kryesore të Spontatorit (Punonjësi i Taks Imbarkimit në Portin e Himarës)
a) Spontatori ka vartësi direkte nga Përgjegjësi i Portit të Himarës.
b) Spontatori mund të punojë me orar të ndryshueshëm, dhe raste të veҫanta dhe dy turne kur ka operim te linjave të pasagjerëve sipas urdhërit të përgjegjësit të Himarës.
c) Spontatori merret me kontrollin dhe verifikimin e numrit të pasagjerëve dhe mjeteve në tragetet e linjës.
d) Spontatori ka për detyrë që të evidentojë në biletën e spontimit gjatë turnit të tij në mënyrë të saktë gjithë sasinë e mallit që përpunohet nga anijet dhe sheshet e depozitimit si me poshtë: Lloji i mallit, lloji i amballazhit, sasia, emri i anijes, orari i fillimit të punës, përfundimi i punës, turni, lloji i mekanizmit, sasia e përpunuar me mekanizmin e portit, ndërprerjet e punës për shkaqe të ndryshme (difekte, kohë e keqe, mungesë të fuqisë punëtore, mungesë mjetesh, ndërprerje e punës nga institucionet portuale etj
e) Në përfundim të turnit spontatori ka për detyrë të dorëzojë në dispeҫeri biletën e spontimit në tre kopje të cilat duhet të jenë të nëshkruara prej tij dhe nga spedicioneri i agjencisë, kur ky pranon të nënshkruajë. Në rast refuzimi bileta e spontatorit quhet e mirëqenë.
f) Spontatori verifikon dhe rakordon listat e pasagjerëve me të dhënat që marrin në terren, si dhe me listat që dorëzojnë agjencitë e trageteve.
g) Spontatori i Himarës angazhohet nga Përgjegjësi i Portit Himarë për mbarëvajtjen e punës në drejtime te tjera, si për regjistrimin e mjeteve turistike të vogla apo në ndihmë të punonjësve të FSP-së, në mbarëvajtjen e rregullit, dhe në të gjitha rastet duhet të raportojnë tek përgjgjësi i tij mbi realizimin e detyrës së ngarkuar.
h) Spontatori përgjigjet personalisht për punën e kryer, për zbatimin e detyrave shtesë të dhëna nga Përgjegjësi i Portit të Himarës sipas rregullave të përcaktuara në ketë rregullore, si dhe për saktësinë e informacionit që paraqet.
i) Spontatori merren dhe me check-in e pasagjerëve të anijeve turistike (kroҫera, apo mjeteve të tjera turistike). Spontatorikryejnë verifikimin e pasagjerëve dhe mjeteve.
Kushtet që duhet të plotësojnë të interesuarit për këtë vend pune:
• Të zotërojë diplomë të arsimit të mesëm.
• Të jetë në kushte shëndetësore që të kryejë detyrën e caktuar.
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale me dashje.
• Të jetë i besueshëm për të kryer detyrat e kërkuara si dhe ato shtesë në mënyrë profesionale dhe brenda një kohe tëpranueshme.
• Personi duhet të jetë shumë i motivuar dhe të ketë etikë të forte në punë.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të BurimeveNjerëzore në Portin
Detar Vorë sh.a brenda datës 17.07.2024 dokumentacionin e mëposhtëm:
1. 3 foto +1 foto në disk
2. Fotokopje e kartës së identitetit
3. Certifikatë familjare.
4. Certifikatë personale
5. Raport mjeko-ligjor
6. Diploma dhe lista e notave e noterizuar
7. Vërtetim nga Gjykata
8. Vërtetim nga Prokuroria
9. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore
10. Leje drejtimi për automjet
11. CV personale e shoqëruar me certifikatat dhe trajnimet.
12.Kerkese per punesim
Kanidatët të cilët do të dorëzojnë dokumentacionin e mësipërm, do të njoftohen për paraqitjen në intervistë pranë zyrave të PortitDetar Vlorë sh.a.