Njoftim për shpallje pozicioni vakant “Shofer minibusi” pranë Sektorit të Shërbimeve dhe Infrastukturës në Portin Detar Vlorë sh.a
Porti Detar” Vlorë sh.a, në zbatim të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, të ndryshuar, shpall vendin vakant “Shofer minibusi” pranë Sektorit të Sherbimeve dhe Infrastuktures në Portin Detar Vlorë sh.a
Detyrat e punonjësve të shërbimit (shoferë minibusi).
- Kanë vartësi direkte nga Përgjegjësi i Sektorit të Sherbimeve dhe Infrastrukturës.
- Ndjekin dhe zbatojnë urdhërat dhe detyrat e përcaktuara në Rregulloren e Portit të miratuar nga ana e shoqërisë.
- Kanë për detyrë të bëjnë transportin falas të gjithë qytetarëve që kërkojnë te imbarkohen si dhe ata që zbresin nga tragetet që operojnë me “Portin Detar Vlorë” a., të ndihmojnë personat invalidë, të moshuar, fëmijët dhe ata në nevojë.
- Kanë në ngarkim dhe janë përgjegjës për mirëmbajtjen e automjeteve (furgonave) që ata kanë në përdorim.
- Paraqesin pranë Përgjegjësit të Sektorit të degës gjithë problematikën lidhur me furnizimin me karburant, kolaudimin në kohë të mjeteve që kanë në ngarkim si dhe difektet e mundshme që mund të pësojnë mjetet.
- Të jenë të gatshëm dhe të disponueshëm në çdo kohë për nevoja të shoqërisë dhe administratës së “Porti Detar” Vlorë sh.a.
Kushtet që duhet të plotësojnë të interesuarit për këtë vend pune:
- Të zotërojë diplomë të arsimit të mesëm.
- Të jetë në kushte shëndetësore që të kryejë detyrën e caktuar.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale me dashje.
- Të jetë i besueshëm për të kryer detyrat e kërkuara si dhe ato shtesë në mënyrë profesionale dhe brenda një kohe të pranueshme.
- Personi duhet të jetë shumë i motivuar dhe të ketë etikë të forte në punë.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Portin Detar Vorë sh.a brenda datës 27.06.2025 dokumentacionin e mëposhtëm:
- 3 foto +1 foto në disk
- Fotokopje e kartës së identitetit
- Certifikatë familjare.
- Certifikatë personale
- Raport mjeko-ligjor
- Diploma dhe lista e notave e noterizuar
- Vërtetim nga Gjykata
- Vërtetim nga Prokuroria
- Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore
10.Leje drejtimi për automjet, grupi D
11.CV personale e shoqëruar me certifikatat dhe trajnimet.
- Kerkese per punesim
Kanidatët të cilët do të dorëzojnë dokumentacionin e mësipërm, do të njoftohen për paraqitjen në intervistë pranë zyrave të Portit Detar Vlorë sh.a.