Njoftim për shpallje pozicioni vakant “Specialist IT” pranëSektorit Burimeve Njerëzore Portin Detar Vlorë sh.a

Porti DetarVlorë sh.a, zbatim ligjit nr. 9901, datë14.04.2008, “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, ndryshuarshpall vendin vakant “Specialist IT” pranë Sektorit Burimeve Njerëzore Portin Detar Vlorë sh.a.

Detyrat kryesore te Specialistit IT:


a. Është përgjegjës dhe monitoron sistemet IT nga pikëpamja e ruajtjes, administrimit, aksesit dhe përdorimit të përshtatshëm të këtyre sistemeve.

b. Monitoron administrimin, mirëmbajtjen dhe ecurinë e sistemeve të informacionit dhe komunikimit.

c. Kujdeset për mirëmbajtjen e sistemit kompjuterik, rrjetit LAN & WAN të institucionit si dhe të sistemit të vëzhgimit.

d. Azhornon web-SITE.

e. Ndjek mirëmbajtjen dhe siguron gadishmërinë e sistemit telefonik në institucion. Ndjek gatishmërinë teknike të pajisjeve, rrjetit informatik hard&soft të shoqërisë, kamerave të sigurisë.

f. Merr pjesë në përpilimin e dokumentave të specifikimeve teknike për tenderat e fushës (së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit).

g. Merret me politikat e zhvillimit të teknologjisë së informacionit.

h. Raporton me shkrim tek eprori i tij për të gjitha detyrat dhe problemet e dala si dhe zbaton të gjitha detyrat e tjera të dhëna nga eprori i drejtpërdrejt.

Kushtet që duhet të plotësojnë të interesuarit për këtë vend pune:

1. Të zotërojë arsimin Bachelor ose Master në fushën e  Teknologjisë së Informacionit ose       Inxhinieri Informatike.
2. Të jenë në kushte shëndetësore që të kryejn detyrën e caktuar;
3. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prer për kryerjen e një krimi ose kundravajtje          penale me dashje.
4. Të jetë i besueshëm për të kryer detyrat e kërkuara si dhe ato shtesë në mënyrë profesionale dhe brenda një kohe të pranueshme.
5. Personi duhet të jetë shumë i motivuar dhe të ketë etikë të forte në punë.

Kandidatët duhet dorëzojnë pranë Sektorit BurimeveNjerëzore Portin

Detar Vorë sh.a brenda datës 31.01.2025 dokumentacionin e mëposhtëm:

1. 3 foto +1 foto disk

2. Fotokopje e kartës identitetit

3. Certifikatë familjare.

4. Certifikatë personale                              

5. Raport mjeko-ligjor

6. Diploma dhe lista e notave e noterizuar

7. Vërtetim nga Gjykata

8. Vërtetim nga Prokuroria      

9. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore                                    

10.Leje drejtimi për automjet

11.CV personale e shoqëruar me certifikatat dhe trajnimet.

12. Kërkesë për Punësim