Shpallje për pozicion pune vakant “Specialist Kontratash dhe Vlerësim Risku” në Portin Detar Vlorë sh.a.
Në zbatim të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”; ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Rrepublikës të Shqipërisë”, i ndryshuar, Porti Detar Vlorë sh.a, shpall pozicionin e punës vakant “Specialist Kontratash dhe Vlerësim Risku”.
Specialisti Kontratave dhe Vlerësim Risku bazuar në Rregulloren e Brendshme të institucionit ka këto detyra dhe përgjegjësi:
- Identifikon dhe krijon regjistrin e riskut, vlerëson dhe kontrollon risqet që vënë në rrezik arritjen e objektivave dhe realizimin me sukses të veprimtarive të drejtorisë.
- Harton dhe formulon nga pikëpamja juridike kontratat sipas klasifikimit të tyre në bazë të procedurës, duke mbrojtur në çdo kohë interesat e institucionit që përfaqëson.
- Ndjek korrespondencën që i është dhënë për trajtim duke respektuar rigorozisht afatet e përcaktuara.
- Me autorizim nga Administratori i shoqërisë në bashkëpunim edhe me Përgjegjësin e Sektorit Juridik, ndjek të gjitha proceset gjyqësore ku Porti Detar Vlorë sh.a, paraqitet si palë e paditur, palë paditëse ose si palë e tretë.
- Nën drejtimin dhe në bashkëpunim me Përgjegjësin e Sektorit Juridik, jep ndihmën juridike të gjitha degëve, sektorëve dhe zyrave të Shoqërisë për problemet ligjore që ato mund të kenë kur një veprim i tillë kërkohet prej tyre.
- Merr pjesë në grupet e punës që ngrihen me Urdhër të Administratorit të Shoqërisë për probleme të ndryshme dhe jep ndihmesë juridike në këto grupe.
- Nën drejtimin dhe në bashkëpunim me Përgjegjësin e Sektorit Juridik përgatit të gjithë dokumentacionin e nevojshëm nga ana juridike që kërkohet prej drejtorisë apo degëve, sektorëve dhe zyrave të Shoqërisë.
- Në bashkëpunim me Përgjegjësin e Sektorit Juridik harton të gjitha shkresat, Urdhërat që jepen nga drejtoria për mbarëvajtjen sa më të mirë të punës në të gjithë sektorët.
- Ndjek në vazhdimësi dhe zbaton të gjitha ndryshimet ligjore që ndodhin dhe që kanë lidhje me veprimtarinë e Porti Detar Vlorë sh.a. dhe ia bën të ditura drejtorisë dhe gjithë sektorëve të shoqërisë.
- Mban përgjegjësi për mosplotësimin në kohë të detyrave të ngarkuara dhe përgjigjet për to.
- Ndjek zbatimin e kontratave si dhe shfrytëzimin e kapaciteteve të lira teknologjike (sheshe dhe magazina), ambjente të tjera e zyra dhe përpunon dokumentacionin në zbatim të V.K.M nr.54, datë 05.02.2014 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteoz apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore” (i ndryshuar)
- Ndjek sipas rastit dhënien me qira të magazinave tranzit sipas kërkesës së bërë më parë nga subjektet.
Kushtet që duhet të plotesojnë të interesuarit për këtë vend pune:
- Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë.
- Të ketë mundësisht përvojë 2 vite pune në administratë.
- Të jetë shtetas shqiptar.
- Të jetë në kushte shëndetësore që të kryejë detyrën e caktuar;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale me dashje.
- Të jetë i besueshëm për të kryer detyrat e kërkuara si dhe ato shtesë në mënyrë profesionale dhe brenda një kohe të pranueshme.
- Personi duhet të jetë i motivuar dhe të ketë etikë të fortë në punë.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë pranë sekretarisë së Portit Detar Vlorë sh.a brenda datës 12.02.2026 dokumentacionin e kërkuar:
1 CV personale e shoqëruar me certifikatat dhe trajnimet.
2 Tre fotografi dhe 1 fotografi në format elektronik.
3 Fotokopje e kartës së identitetit.
4 Certifikatë familjare.
5 Raport mjeko-ligjor.
6 Diploma dhe lista e notave e noterizuar
7 Vërtetim nga Gjykata.
8 Vërtetim nga Prokuroria.
9 Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore.
- Kërkesë për punësim
11.Leje drejtimi për automjet
Kandidatët të cilët do të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sa më sipër do të njoftohen për t’u paraqitur për testimin me shkrim dhe intervistën. Të gjithë kandidatet të kenë njohuri të përgjthshme rreth ligjeve të mëposhtme:
– Njohuri mbi ligjin nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”;
– Njohuri mbi ligjn nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Rrepublikës të Shqipërisë”, i ndryshuar,
– Njohuri mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
Kandidatët e perzgjedhur për pozicionin vakant,do të njoftohen për t’u paraqitur për intervistë dhe testim me shkrim pranë institucionit te Portit Detar Vlorë.
Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet:
- Vlerësimi me shkrim dhe dosje deri në 85 pikë;
- Intervista me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 15 pikë.
