Njoftim!
Kompania TNITSEA Shipping LDA me anë të përfaqësueses së saj në Shqipëri agjensisë detare “EUROFERRIES”, ju informon se në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara të detit në datën 11.11.2019, trageti “ST.DAMIAN” nuk do të niset nga porti i Brindisit-Itali për në portin e Vlorës. Pas përmirësimit të kushteve hidrometeorologjike trageti do të niset në datë 13.11.2019 rreth orës 23:00 dhe do të mbërrij në portin e Vlorës në datë 14.11.2019 në orën 07:00.