Njoftim!
Kompania TNITSEA Shipping LDA me anë të përfaqësueses së saj në Shqipëri agjensisë detare “EUROFERRIES”, ju informon se në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara të detit në datën 15.11.2019, trageti “ST.DAMIAN” nuk do të niset nga porti i Vlorës për në portin e Brindisit. Pas përmirësimit të kushteve hidrometeorologjike trageti do të niset në datë 16.11.2019 rreth orës 15:00 nga Porti Vlorës.