Njoftim për Kalatën Lindore

Ju njoftojmë se nga data 04.05.2018 deri më 10.05.2018, në kalatën lindore të “Porti Detar” Sh.a Vlorë, për arsye sigurie nuk do të mund të akostohen si anijet e mallrave dhe ato turistike. Arsyeja është sepse do të qëndrojë e akostuar nje anije luftarake e forcave të Natos.

Ju faleminderit për mirëkuptimin.

Akostohet Kroçera “Berlin”

Akostohet Kroçera “BERLIN” në Portin e Vlorës.

Ditën e sotme është akostuar në Portin e Vlorës Kroçera “BERLIN”. Mësohet se në bordin e saj udhëtojnë rreth 400 turist gjerman të ardhur nga Porti i Kotorrit. Pas vizitës në qytetet turistike të Shqipërisë si Vlora (Llogara), Apolonia e Fierit dhe Berati, destinacioni tjetër i tyre është Porti i Korfuzit.

 

Kroçera Berlin

Krocera “Berlin” pritet të mbërrij ditën e nesërme në Portin e Vlorës.

Mund të thuhet se Porti i Vlorës është kthyer tashmë në një pikë të rëndësishme të itinerarit të anijeve turistike që përshkojnë Mesdheun. Bashkëpunimi i frytshëm mes “Portit Detar” Vlorë sh.a, dhe kompanive turistike vendase e të huaja ka rritur në mënyrë të ndjeshme numrin e turistëve që mbërrijnë në portin e Vlorës. Është hera e dytë që Krocera “Berlin” do të vizitoj Poritn e Vlorës. Nesër në mëngjes (28.04.2018) do të zbulojmë dhe guidën turistike që do të ndërmarrin 400 turistët e ardhur nga Porti i Kotorrit.

 

Fluks pasagjerësh , 25.000 persona hyjnë në Portin e Vlorës

Sezoni  veror për këtë vit ka sjellë një numër  të madh pasagjerësh  ,si dhe automjetesh në Portin e Vlorës . Vetëm përgjatë muajit Korrik dhe fillimit të Gushtit kanë hyrë rreth 25.000 pasagjerë .Gjithashtu është vërejtur dhe një numër  në  rritje  i  shtetasve të huaj  kryesisht nga Italia,Zvicra , Gjermania dhe Franca. Sa i përket muajit Gusht deri tani ka shkuar në 9000 pasagjerë në hyrje , ndërsa pritet të kulmojë deri më 15 Gusht.  Për përballimin e fluksit është shtuar dhe numri i sporteleve , janë 9 sportele  në shërbim të qytetarëve. Gjithashtu janë marrë masa në rritjen e forcës së sigurisë.  Gjatë  këtij  muaji  kompania e cila kryen itinerarin Vlorë- Brindizi dhe anasjelltas ka vënë çdo

ditë në linjë tragetin e dytë për përballimin e fluksit.

 

Njoftim i Kompanisë Northbay Ltd

“Porti Detar” Vlorë sh.a njofton mbi bazën e shkresës së ardhur nga agjensia “Gerveni Travel”, pëfaqësues së kompanisë Northbay Ltd në Shqipëri, se: Trageti “Red Star” nuk do të udhëtojë sot (24.10.2017) për në Portin e Brindisit si pasojë e motit shumë të keq.

Agjensia Detare
Gerveni Travel sh.p.k