Porti Detar” Vlorë sh.a, në zbatim të ligjit nr. 9901, datë14.04.2008, “Për Tregtaret dhe Shoqëritë Tregtare”, tëndryshuar, shpall vendin vakant “biletaprerës” pranë SektoritMarketing.
Detyrat kryesore të biletaprerësit:
Biletaprerësi sipas strukturës së institucionit është në varësi të drejtpërdrejtë të Përgjegjësit të Sektorit të Marketingut dhe specialistit te marketingut.
Në bashkëpunim me punonjësit e sektorit të FSP, kryen shërbimin te portat hyrëse të institucionit, bën prerjen e faturave të fiskalizuara për të gjithë qytetarët dhe mjetet (vetura, kamionë, furgonë etj) që hyjnë në territorin e “Portit Detar Vlorë” sh.a.
Kontrollon dhe verifikon në bashkëpunim me punonjësit e sektorit të FSP nëse të gjithë personat ose mjetet që hyjnë në port janë të pajisur me Fletë-Hyrje të lëshuar nga Drejtoria e Shoqërisë.
Bën verifikimin në terren së bashku me përgjegjësin e turnit të FSP të të gjithë automjeteve që qëndrojnë në parkim në ambientet e “Portit Detar Vlorë” sh.a. duke i pasqyruar numrin dhe llojin e tyre (automjeteve) në Regjistrin përkatës për mjetet e parkuara.
Bën përllogaritjen e ditëve/netëve të qëndrimit të automjeteve të parkuara dhe më pas plotëson dhe pret faturat në bazë të çmimeve dhe tarifave të miratuara nga Drejtoria e Shoqërisë.
Për çdo arkëtim duhet të bëjë rakordimin me Sektorin e Financës.
Kushtet që duhet të plotësojnë të interesuarit për këtë vend pune:
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Portit Detar Vlorë sh.abrenda datës 03.09.2024 dokumentacionin e mëposhtëm:
1. 3 foto +1 foto në disk
2. Fotokopje e kartës së identitetit
3. Certifikatë familjare+ personale
4. Raport mjeko-ligjor
5. Diploma dhe lista e notave e noterizuar
6. Vërtetim nga Gjykata
7. Vërtetim nga Prokuroria
8. Dëshmi Penaliteti
9. Leje drejtimi për automjet
10. CV personale e shoqëruar me certifikatat dhe trajnimet.
11. Kerkese per punesim
Kanidatët të cilët do të dorëzojnë dokumentacionin e mësipërm, do të njoftohen për paraqitjen për intervistë pranë Drejtorise se Portit Detar Vlore.