Drejtori i “Portit Detar” Vlorë z.Admir Malaj, ka marrë pjesë në takimin e partnerëve të Projektit PASSAGE- Interreg Europë. Partnerët e projektit Passage për pjesën shqiptare janë Këshilli i Qarkut Vlorë i cili në seminarin e Livornos ftoi si përfaqësues të Këshillit të Qarkut Vlorë , një nga aktorët lokal, Portin Detar të cilën partnerët e vizituan në seminarin e organizuar në Nëntorin e 2018 në Vlorë dhe Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal e cila suporton teknikisht këtë projekt. Drejtori i Portit të Vlorës, gjatë aktivitetit prezantoi disa nga projektet e “Portit Detar” Vlorë sh.a duke u fokusuar në risit që janë implementuar në “Terminalin e Ri të Pasagjerëve” për reduktimin e emissioneve të CO2. Përdorimi i energjisë diellore në terminalin e ri të pasagjerëve është hapi i parë në implementimin e planit të veprimit në kuadër të projektit Passage. Auleda, Local Economic Development Agency, Vlore dhe Këshilli i Qarkut Vlorë