Në ambjentet e “Porti Detar” Vlorë sh.a, u zhvillua takimi mbi koordinimin e punës për ofrimin e një shërbimi sa më cilësor në fushën e udhëtimeve turistike detare, ku ishin të pranishëm, drejtuesit e “Porti Detar” Vlorë, përfaqësues nga drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, përfaqësues nga drejtoria ADZM-së Vlorë, drejtuesi i Kapitenerisë Vlorë, përfaqësues të UNDP-së, përfaqësues së medias lokale si dhe operatorët të cilët ofrojnë shërbimin e udhëtimit turistik me anije.
Në këtë takim është kërkuar një bashkëpunim i frytshëm midis institucioneve dhe operatorëve për të shmangur të gjitha pengesat që shpesh herë krijohen nga mungesa e shkëmbimit të informacionit.
Takimi ka vijuar me ngritjen e problemaktikave si nga ana e operatorëve po ashtu dhe nga përfaqësuesit e Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Migracionit si dhe Kapitenerisë Vlorë, ku ndër të tjera është diskutuar për domosdoshmërinë e paisjes së cdo turisti me një dokument indentifikimi, sanksionet që do të merrren në rastin e marrjes së udhëtarëve mbi kapacitetin e lejuar, menaxhimi turmave, ndihma e parë etj.
Në fund të takimit Z.Malaj ka uruar një sezon turistik të mbarë dhe ka treguar dhe njëherë gadishmërinë e “Porti Detar” Vlorë sh.a për të qënë i hapur për çdo lloj bashkëpunimi që do të kërkohet për një sezon turistik sa më të sukseshëm.

 

There are no comments yet.

Leave a Reply