1.Njoftim për shpallje pozicioni vakant

Shofer pranë Stacionit të MNZ-së

Porti Detar Vlore sh.a, shpall vendin vakant “Shofer pranë Stacionit të MNZ-së” . Detyrat kryesore te pozicionit:
Kontrollon gjëndjen e automjetit zjarrëfikës në përgjithësi, furnizimin me karburant, vaj, ujë të tij. Për mangësitë vë në dijeni eprorët; Në rast zjarri ose ndërhyrje tjetër për shpëtim, hipën në automjet, ndez motorrin, vë në funksionim mjetet sinjalizuese dhe të alarmit që ka automjeti. mban në gatishmëri të plotë automjetin dhe siguron ujë të vazhdueshëm e me presion sipas kërkesës së grupit luftues.

Arsimi i kerkuar per kete pozion pune eshte arsim baze.
Kushtet qe duhet te plotesojn te interesuarit per kete vend pune:
Te jene shtetas shqiptar;
Te jene ne kushte shendetesore qe te kryejn detyren e caktuar;
Te mos jete i denuar me vendim te formes se prer per kryerjen e nje krimi ose kundravajtje penale me dashje.
Te jene te gateshem te punojne me turne.

Te disponoj leje drejtimi te Grupit D dhe certifikat aftesimi professional.

Te gjithe te interesuarit duhet te dergojn prane  Portit Detar Vlore sh.a brenda dates10.02.2020: CV si dhe fotokopje te diplomes se shkolles, kartes se indentitetit, vetedeklarim te gjendjes gjyqesore si dhe vertetim te gjendjes shendetesore, leje drejtimi minimum grupi D, certifikat aftesimi profesional.

 

2.Njoftim për shpallje pozicioni vakant

“sekretari/arkivë”

Porti Detar Vlore sh.a, shpall vendin vakant “Sekretari/arkivë” .

Detyrat kryesore të pozicionit:

  • Regjistron korrespondencën zyrtare, e shpërndan dhe e përpunon atë.
  • Siguron dorëzimin e plotë dhe në kohë të dokumentave që krijohen apo hyjnë në institucion.
  • Sistemon në arkiv dokumentacionin sipas strukturës dhe viteve përkatëse të prodhimit dhe regjistrimit të tij.
  • Kryen procedurën e përpunimit të dosjeve sipas afatit ligjor të ruajtjes së tyre dhe ja paraqet ato komisionit përkatës për asgjësim në përputhje me kriteret e përcaktuara në aktet ligjore në fuqi.
  • Organizon punën për evidentimin, ruajtjen fizike, përpunimin dhe shfrytëzimin e dokumentave në bazë të ligjeve në fuqi.
  • Vulos dhe Protokollon praktikën shkresore të Institucionit nënshkruar nga drejtori i shoqërisë.

Kushtet që duhet të plotësojn të interesuarit për këtë vend pune:
-Të jenë shtetas shqiptar;

-Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” në Shkenca Juridike/Shkenca Sociale.
-Të jenë në kushte shëndetësore që të kryejn detyrën e caktuar;
-Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prer për kryerjen e një krimi ose kundravajtje     penale me dashje.

Kandidatët duhet të dorëzojn pranë zyrave të administartës  brenda datës 10.02.2020 dokumentacionin e mëposhtëm:

-CV
-Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë —Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
– Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
– Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
Kandidatët të cilët do të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sa më sipër do të njoftohen për tu paraqitur për testimin që do të zhvillohet  më datë 11.02.2020, në lidhje me:

-Njohuritë mbi Ligjin nr. nr.9901 datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregëtare”,;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. Ligjit nr. 9154 datë 06.11.2003 “Për arkivat”,

– Njohuritë mbi Norma tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Rrepublikën e Shqipërisë.

Dy kandidatët me rezultate më të mirë nga do të njoftohen për tu paraqitur për intervist te drejtori i shoqërisë brenda datës 12.02.2020

Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet: Vlerësimin me shkrim, deri në 85 pikë;
Intervistën  me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 15 pikë.

 

3.Njoftim për  punësim me kontratë 6 mujore për  pozicionin

“llogaritarë/arkëtar”

 Detyrat kryesore të pozicionit:

  • Arkëtari është përgjegjës për mbarëvatjen e gjëndjes kontabël të arkës dhe arkëtimeve ditore për mos kalim të limitit ditor si dhe aktivitetit të magazinave.
  • Pret mandat arkëtimet e arkës dhe kryen veprimet e pagesave pasi ka marrë dokumentin nga llogaritari i parë.
  • Në bazë të dokumentave të arkës (mandat arkëtimet dhe mandat pagesat) mban librin e arkës në lekë dhe në valutë dhe në letra me vlerë si dhe ndjek limitin e arkës.
  • Ruan vlerat monetare  në kasafortën e shoqërisë

Kushtet që duhet të plotësojn të interesuarit për këtë vend pune:

-Të jenë shtetas shqiptar;

-Të zotërojnë diplomë të nivelit “bachelor” në Shkenca ekonomike.
-Të jenë në kushte shëndetësore që të kryejn detyrën e caktuar;
-Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prer për kryerjen e një krimi ose kundravajtje     penale me dashje.

Kandidatët duhet të dorëzojn pranë zyrave të administartës  brenda datës 10.02.2020 dokumentacionin e mëposhtëm:

-CV
-Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë —Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
– Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
– Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

 

Kanidatët të cilët do të dorëzojnë dokumentacionin e mësipër do të njoftohen për paraqitjen për intervist pranë drejtorit të shoqërisë brenda datës 12.02.2020.

 

 

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).