Shpallje për pozicion pune vakant “Specialist Kontratash dhe Vlerësim Risku” në Portin Detar Vlorë sh.a.

Në zbatim të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”; ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Rrepublikës të Shqipërisë”, i ndryshuar, Porti Detar Vlorë sh.a, shpall pozicionin e punës vakant “Specialist Kontratash dhe Vlerësim Risku”.

Specialisti Kontratave dhe Vlerësim Risku bazuar në Rregulloren e Brendshme të institucionit ka këto detyra dhe përgjegjësi:

  1. Identifikon dhe krijon regjistrin e riskut, vlerëson dhe kontrollon risqet që vënë në rrezik arritjen e objektivave dhe realizimin me sukses të veprimtarive të drejtorisë.
  2. Harton dhe formulon nga pikëpamja juridike kontratat sipas klasifikimit të tyre në bazë të procedurës, duke mbrojtur në çdo kohë interesat e institucionit që përfaqëson.
  3. Ndjek korrespondencën që i është dhënë për trajtim duke respektuar rigorozisht afatet e përcaktuara.
  4. Me autorizim nga Administratori i shoqërisë në bashkëpunim edhe me Përgjegjësin e Sektorit Juridik, ndjek të gjitha proceset gjyqësore ku Porti Detar Vlorë sh.a, paraqitet si palë e paditur, palë paditëse ose si palë e tretë.
  5. Nën drejtimin dhe në bashkëpunim me Përgjegjësin e Sektorit Juridik, jep ndihmën juridike të gjitha degëve, sektorëve dhe zyrave të Shoqërisë për problemet ligjore që ato mund të kenë kur një veprim i tillë kërkohet prej tyre.
  6. Merr pjesë në grupet e punës që ngrihen me Urdhër të Administratorit të Shoqërisë për probleme të ndryshme dhe jep ndihmesë juridike në këto grupe.
  7. Nën drejtimin dhe në bashkëpunim me Përgjegjësin e Sektorit Juridik përgatit të gjithë dokumentacionin e nevojshëm nga ana juridike që kërkohet prej drejtorisë apo degëve, sektorëve dhe zyrave të Shoqërisë.
  8. Në bashkëpunim me Përgjegjësin e Sektorit Juridik harton të gjitha shkresat, Urdhërat që jepen nga drejtoria për mbarëvajtjen sa më të mirë të punës në të gjithë sektorët.
  9. Ndjek në vazhdimësi dhe zbaton të gjitha ndryshimet ligjore që ndodhin dhe që kanë lidhje me veprimtarinë e Porti Detar Vlorë sh.a. dhe ia bën të ditura drejtorisë dhe gjithë sektorëve të shoqërisë.
  10. Mban përgjegjësi për mosplotësimin në kohë të detyrave të ngarkuara dhe përgjigjet për to.
  11. Ndjek zbatimin e kontratave si dhe shfrytëzimin e kapaciteteve të lira teknologjike (sheshe dhe magazina), ambjente të tjera e zyra dhe përpunon dokumentacionin në zbatim të V.K.M nr.54, datë 05.02.2014 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteoz apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore” (i ndryshuar)
  12. Ndjek sipas rastit dhënien me qira të magazinave tranzit sipas kërkesës së bërë më parë nga subjektet.

Kushtet që duhet të plotesojnë të interesuarit për këtë vend pune:

  • Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë.
  • Të ketë mundësisht përvojë 2 vite pune në administratë.
  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që të kryejë detyrën e caktuar;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale me dashje.
  • Të jetë i besueshëm për të kryer detyrat e kërkuara si dhe ato shtesë në mënyrë profesionale dhe brenda një kohe të pranueshme.
  • Personi duhet të jetë i motivuar dhe të ketë etikë të fortë në punë.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.

 

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë pranë sekretarisë së Portit Detar Vlorë sh.a brenda datës 12.02.2026 dokumentacionin e kërkuar:

1  CV personale e shoqëruar me certifikatat dhe trajnimet.

2  Tre fotografi dhe 1 fotografi në format elektronik.

3  Fotokopje e kartës së identitetit.

4  Certifikatë familjare.

5  Raport mjeko-ligjor.

6  Diploma dhe lista e notave e noterizuar

7  Vërtetim nga Gjykata.

8  Vërtetim nga Prokuroria.

9  Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore.

  1. Kërkesë për punësim

11.Leje drejtimi për automjet

Kandidatët të cilët do të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sa më sipër do të njoftohen për t’u paraqitur për testimin me shkrim dhe intervistën. Të gjithë kandidatet të kenë njohuri të përgjthshme rreth ligjeve të mëposhtme:

–           Njohuri mbi ligjin nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”;

–           Njohuri mbi ligjn nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Rrepublikës të Shqipërisë”, i ndryshuar,

–           Njohuri mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.

 

Kandidatët e perzgjedhur për pozicionin vakant,do të njoftohen për t’u paraqitur për intervistë dhe testim me shkrim pranë institucionit te Portit Detar Vlorë.

Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet:

  • Vlerësimi me shkrim dhe dosje deri në 85 pikë;
  • Intervista me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 15 pikë.