Njoftim për shpallje pozicioni vakant “Shofer zjarrëfikëse” pranë Sektorit të MNZ-së në Portin Detar Vlorë sh.a

Njoftim për shpallje pozicioni vakant “Shofer zjarrëfikëse” pranë Sektorit të MNZ-së në Portin Detar Vlorë sh.a

Porti Detar” Vlorë sh.a, në zbatim të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, të ndryshuar, shpall vendin vakant “Shofer Zjarrëfikëse” pranë Sektorit të MNZ- së në Portin Detar Vlorë sh.a

Detyrat kryesore të shoferit  të zjarrëfikësit

  • Të njohë dhe të zbatojë disiplinën në punë, orarin e veprimeve të dijë pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale.
  • Të jetë në çdo kohë në gatishmëri dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion, të mbajë pastër dhe në gatishmëri të plotë automjetin zjarrëfikës, pajisjet zjarrëfikëse dhe ambientet e stacionit.
  • Me paraqitjen në shërbim kontrollon gjëndjen e automjetit zjarrëfikës në përgjithësi, furnizimin me karburant, vaj, ujë të tij. Për mangësitë vë në dijeni eprorët.
  • I kryen automjetit shërbimet e planifikuara si dhe ndihmon në eliminimin e defekteve që mund të ndodhin.
  • Në rast zjarri ose ndërhyrje tjetër për shpëtim, hipën në automjet, ndez motorrin, vë në funksionim mjetet sinjalizuese dhe të alarmit që ka automjeti.
  • Kur sigurohet se çdo gjë është në rregull niset në vendin e zjarrit apo shpërthimit, sapo merr urdhërin nga përgjegjësi i turnit dhe sigurohet se personeli zjarrëfikës është i plotë në automjet.
  • Gjatë ecjes për në zjarr zbaton kërkesat e kodit rrugor duke lëvizur në rrugët më të shkurtra dhe me shpejtësinë maksimale të lejuar.
  • Gjatë luftimit të zjarrit, shoferi qëndron në çdo rast në afërsi të pompës zjarrëfikëse dhe vepron vetëm në zbatim të urdhërit që jep drejtuesi i veprimeve për fikjen e zjarrit dhe shpëtimit.
  • Gjatë veprimeve për fikjen e zjarrit shoferi zjarrëfikës mban në gatishmëri të plotë automjetin dhe siguron ujë të vazhdueshëm e me presion sipas kërkesës së grupit luftues.
  • Me kthimin nga zjarri lan dhe pastron automjetin, kryen mbushjen e automjetit me ujë, plotëson nivelin e furnizmit me naftë, vaj, etj. Në rast defektesh të ardhura gjatë luftimit të zjarrit punon për eliminimin e menjëhershëm të tyre.
  • Bën kontrollin periodik e vjetor të mbrojtjes nga zjarri si dhe bën ushtrime praktike me grupet e zjarrit.
  • Kur vërehen shkelje të rregullave të MNZ-së njofton komandatin e MNZ-së dhe merr masa për parandalimin e shkeljeve dhe të rregullave të MNZ.
  • Mban përgjegjësi për inventarin e makinës, paisjeve dhe kompletimin e mjediseve të punës e fjetjes në stacion.
  • Plotëson për çdo rast dokumentacionin përkatës proçes-verbalin për zjarret e rëna dhe daljet jashtё stacionit për ndërhyrje shpëtimi, proçes-verbalet për dorёzimin e detyrës.
  • Të jetë në çdo kohë në gatishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që mund të ndodhin.
  • Të njohë dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimet e mjediseve, teknikës, paisjeve etj.
  • Të mbajë pastër dhe në gatishmëri të plotë automjetet zjarrëfikëse, pajisjet zjarrfikëse si dhe të gjitha ambientet që disponon stacioni.
  • I gjithë personeli zjarrëfikës qëndron në stacion dhe në territorin jashtë tij me uniformën e punës.
  • Të mos largohet në asnjë rast nga shërbimi përveç me urdhër ose leje të eprorit.
  • Të mos kryejë veprime ose sjellje që bien ndesh me përmbushjen e detyrës.
  • Të përgjigjet me korrektësi dhe shpejtësi sinjaleve për zjarr dhe ndërhyrje të ndryshme.
  • Të njohë dhe zbatojë orarin e veprimeve si dhe të zbatojë me disiplinë dhe efikasitet rregulloren e brendshme të funksionimit të M.N.Z.-së.
  • Të marrë pjesë në drejtimin e shuarjes së zjarrit e shpëtimin e jetës së njerëzve të rrezikuar nga aksidentet e ndryshme.

Kushtet që duhet të plotësojnë të interesuarit për këtë vend pune:

  • Të zotërojë diplomë të arsimit të mesëm.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që të kryejë detyrën e caktuar.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale me dashje.
  • Të jetë i besueshëm për të kryer detyrat e kërkuara si dhe ato shtesë në mënyrë profesionale dhe brenda një kohe të pranueshme.
  • Personi duhet të jetë shumë i motivuar dhe të ketë etikë të forte në punë.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Portin Detar Vorë sh.a brenda datës 03.07.2024 dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. 3 foto +1 foto në disk
  2. Fotokopje e kartës së identitetit
  3. Certifikatë familjare.
  4. Certifikatë personale
  5. Raport mjeko-ligjor
  6. Diploma dhe lista e notave e noterizuar
  7. Vërtetim nga Gjykata
  8. Vërtetim nga Prokuroria
  9. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore

10.Leje drejtimi për automjet, grupi D

11.CV personale e shoqëruar me certifikatat dhe trajnimet.

  1. Kerkese per punesim

Kanidatët të cilët do të dorëzojnë dokumentacionin e mësipërm, do të njoftohen për paraqitjen në intervistë pranë zyrave të Portit Detar Vlorë sh.a.

Njoftim:  Shpallje për pozicion pune vakant “Përgjegjës i Sektorit të Financës” në Portin Detar Vlorë sh.a.

Njoftim:  Shpallje për pozicion pune vakant “Përgjegjës i Sektorit të Financës” në Portin Detar Vlorë sh.a.

Në zbatim të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregetare”; ligjt nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”, i ndryshuar, “Porti Detar Vlorë” sh.a, shpall pozicionin e punës vakant “Përgjegjës i Sektorit të Financës”.

  1. Përgjegjësi i Sektorit të Financës bazuar në Rregulloren e Brendshme të institucionit ka këto detyra dhe përgjegjësi:

Është nëpunës zbatues sipas përcaktimeve të ligjit nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar dhe përgjigjet para nëpunësit autorizues për garantimin e cilësisë së:

  1. Dokumentit përfundimtar të programit ekonomik të zhvillimit të shoqërisë dhe bashkërendimin e punës gjatë procesit të përgatitjes së tij.
  2. Raportimit periodik për vendim-marrjen, në funksion të realizimit të objektivave, si dhe të pasqyrave financiare vjetore të shoqërisë në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.
  3. Garantimin para miratimit të shkresave/urdhrave me karakter financiar, lidhur me ligjshmërinë, rregullshmërinë dhe respektimin e parimeve të ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit.
  4. Mbikëqyrjen dhe menaxhimin efektiv të punonjësve në varësi funksionale të tij si dhe ruajtjen e nivelit të tyre profesional.
  5. Dokumentimin e të gjitha transaksioneve financiare dhe garantimin e gjurmës së auditimit për të gjitha proceset që ndodhin në njësi.
  6. Pranimin ose jo të dokumentacionit bazuar në kontrollet pas faktit në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.
  7. Mbajtjen e sistemit të kontabilitetit, raportimit për vendimmarrjen në funksion të realizimit të objektivave, kontabilizimin e plotë, të saktë dhe në kohë të të gjitha transaksioneve si dhe përgatitjen e pasqyrave financiare të njësisë, në përputhje me rregullat e miratuara nga Ministria e Financave.
  8. Ruajtjen dhe mbrojtjen e aktiveve dhe të dokumentacionit të njësisë kundrejt humbjeve, vjedhjeve, keqpërdorimit dhe përdorimit të paautorizuar.
  9. Garantimin e mbledhjes së të gjitha borxheve të paarkëtuara dhe në rastet kur nuk është i mundur të mblidhet ky borxh duhet të ketë dokumentacion të plotë, për të vërtetuar që kryen të gjitha përpjekjet për mbledhjen e tij me përjashtim të rasteve kur përgjegjësia rregullohet me ligje të veçanta.
  10. Garantimin që të gjithë kreditorët të paguhen në kohë dhe në rastet kur kreditorët nuk janë paguar apo në rast ankesash për mospagesë nga kreditorët, nëpunësi zbatues duhet t’ia shpjegojë rrethanat nëpunësit autorizues.
  11. Bën një shpërndarje të drejtë të detyrave të të gjithë stafit të Sektorit të Administrimit Financiar dhe ndjek në vazhdimësi zbatimin e tyre.
  12. Njofton në mënyrë sistematike për debitorët dhe informon në mënyrë kronologjike Administratorin  e shoqërisë për gjendjen e tyre.
  13. Administron së bashku me Drejtorin ekzekutiv mjetet financiare (gjëndje nё banka dhe arkё), nё mёnyrё qё kёto tё pёrdoren me objektivitet dhe efektivitet ekonomik. Ruan respektimin e normativave tё mjeteve tё xhiros dhe ndihmon qё ato tё qarkullojnё sa mё shpejt.
  14. Brenda afateve të përcaktuara në bazë të përmbledhëses së pagave bën xhirimet në bankë për likujdimin e pagave të punonjësve .
  15. Bën kontabilizimin e dokumentave sipas bankave që operon mbështetur në kontrollin e dokumentave justifikuese në programin e informatizuar Financa 5.
  16. Bashkë me Zv/Administratorin harton-detajon dhe ndjek realizimin e programit pёr treguesit financiar tё miratuar nga Aksioneri.
  17. Së bashku me Zv/Administratorin harton informacionin pёr realizimin e treguesve financiarё mujor, tremujor dhe vjetor dhe ja paraqet Administratorit të shoqërisë.
  18. Kontrollon të gjithё dokumentacionin bazё tё aktivitetit tё hedhur në kompjuter nga anёtarёt e sektorit. Ndjek detyrimet me tё tretёt, debitorёt e kreditorёt e jashtёm të shoqёrisё.
  19. Përpilon urdhër xhirimet për llogari të tatim paguesve mbi detyrimet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si dhe për tatimin mbi të ardhurat personale brenda afateve të përcaktuara.
  20. Ndjek dhe verifikon në mënyrë të vazhdueshme lëvizjen e mjeteve monetare në lekë dhe valutë të huaj me të gjitha bankat që operon.
  21. Bën vlerësimin e punës së personelit të Sektorit së Administrimit Financiar dhe propozon për masa në rast shkeljesh të dispozitave ligjore dhe mosrealizim të detyrave të vartësve.
  22. Punon për trajnimin e personelit të financës me standardet e kontabilitetit.

Kushtet që duhet të plotësojnë të interesuarit për këtë vend pune:

  • Të ketë përfunduar studimet e ciklit të dytë në shkencat ekonomike
  • Të ketë përvojë pune jo më pak se pesë vjet në profesion
  • Të ketë njohuri të përgjithshme të programit Financa 5 ose Alpha
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që të kryejë detyrën e caktuar;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose
  • kundravajtje penale me dashje.
  • Të jetë i besueshëm për të kryer detyrat e kërkuara si dhe ato shtesë në mënyrë profesionale dhe brenda një kohe të pranueshme.
  • Personi duhet të jetë i motivuar dhe të ketë etikë të fortë në punë.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë pranë sekretarisë së Portit Detar Vlorë sh.a brenda datës 27.06.2025 dokumentacionin e kërkuar:

1  CV personale e shoqëruar me certifikatat dhe trajnimet.

2  Tre fotografi dhe 1 fotografi në format elektronik.

3  Fotokopje e kartës së identitetit.

4  Certifikatë familjare.

5  Raport mjeko-ligjor.

6  Diploma dhe lista e notave e noterizuar

7  Vërtetim nga Gjykata.

8  Vërtetim nga Prokuroria.

9  Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore.

  1. Kërkesë për punësim

Kandidatët të cilët do të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sa më sipër do të njoftohen për t’u paraqitur për testimin me shkrim dhe intervistën. Të gjithë kandidatët të kenë njohuri të përgjithshme rreth ligjeve të mëposhtme:

–           Njohuri mbi ligjin nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregëtare”;

–           Njohuri mbi ligjn nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”, i ndryshuar,

–           Njohuri mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;

–           Njohuri rreth nenit 12, pika 1 të ligjit nr.10296 datë 08.07.2010 i ndryshuar me ligjin nr.110/2015 datë 15.10.2015 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”

Kandidatët e përzgjedhur për pozicionin vakant, do të njoftohen për t’u paraqitur për intervistë dhe testim me shkrim pranë institucionit.

Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet:

-Vlerësimi me shkrim, deri në 85 pikë;

-Intervista me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 15 pikë.

Njoftim për shpallje 3 pozicione vakante “Punonjës mirëmbajtje dhe pastrimi me kohë të pjesshme, me nje afat 3 mujor gjatë sezonit turistik 2025.

Njoftim për shpallje 3 pozicione vakante “Punonjës mirëmbajtje dhe pastrimi me kohë të pjesshme, me nje afat 3 mujor gjatë sezonit turistik 2025.

Porti Detar” Vlorë sh.a, në zbatim të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, të ndryshuar, fluksit gjatë sezonit turistik 2025,domosdoshmërisë  së stafit ndihmës, shpall 3 vende vakante si “Punonjës mirëmbajtje dhe pastrimi” pranë këtij instutucioni.

Detyrat kryesore të punonjësit të pastrimit dhe mirëmbajtjes .

  • Eshtë në vartësi të Përgjegjësit të Sektorit dhe Specialistit  të Mjedisit.
  • Përgjigjen sipas pozicionit përkatës në strukuturë për pastrimin e zyrave, ambienteve dhe territorit të Portit si dhe ofrojnë ndihmën e tyre në sektorë të ndryshëm
  • Përgjigjen për pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanalizimeve.
  • Mirëmbajnë të gjitha sipërfaqet e gjelbërta.
  • Marrin pjesë në grupet e punës për përballimin e situatave emergjente.
  • Eshte i disponueshem ne oraret gjate te cilave institucioni ka nevoje ( orar me turne)

Kushtet që duhet të plotësojnë të interesuarit për këtë vend pune:

  • Të zotërojne diplomë të arsimit të mesem
  • Të jetë në kushte shëndetësore që të kryejë detyrën e caktuar.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale me dashje.
  • Të jetë i besueshëm për të kryer detyrat e kërkuara si dhe ato shtesë në mënyrë profesionale dhe brenda një kohe të pranueshme.
  • Personi duhet të jetë shumë i motivuar dhe të ketë etikë të forte në punë.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Portin Detar Vorë sh.a brenda datës 18.06.2025 dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. 3 foto +1 foto në disk
  2. Fotokopje e kartës së identitetit
  3. Certifikatë familjare.
  4. Certifikatë personale                              
  5. Raport mjeko-ligjor
  6. Diplomë dhe lista e notave e noterizuar
  7. Vërtetim nga Gjykata
  8. Vërtetim nga Prokuroria      
  9. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore                                   
  10. Leje drejtimi për automjet,
  11. CV personale e shoqëruar me certifikata dhe trajnime.
  12. Kerkese per punesim

Kanidatët të cilët do të dorëzojnë dokumentacionin e mësipërm, do të njoftohen për paraqitjen në intervistë pranë zyrave të Portit Detar Vlorë sh.a.

Njoftim shpallje për 3 (tre) vende pune vakante “Punonjës Sigurie” pranë Sektorit të Forcës së Sigurisë në Portin e Vlorës.  

Njoftim shpallje për 3 (tre) vende pune vakante “Punonjës Sigurie” pranë Sektorit të Forcës së Sigurisë në Portin e Vlorës.

Porti Detar” Vlorë sh.a, në zbatim të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, të ndryshuar; ligjit nr.168/2013 “Për Sigurinë në Anije dhe Porte”; Rregullores së Brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e Forcës së Sigurisë në Anije dhe Porte”, Udhëzimit, nr. 7, date 11.6.2015, të Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së punonjësve të forcës së sigurisë në portet detare të Republikës së Shqipërise”, shpall 3 vende vakante “Punonjës Sigurie”.

Detyrat kryesore to pozicionit:
Punonjësit e Forcës së Sigurisë Portuale kryejnë shërbim në:
Në hyrjet kryesore
Në Patrullë
Në Sallën Operative

Detyrat kryesore të pozicionit:

Punonjësi i FSP ka për detyrë:

  1. a) Të njohë, mbrojë dhe garantojë zbatimin e ligjeve, akteve nënligjore që ngarkojnë me detyra e kompetenca FSP.
  2. b) Të njohë strukturën organizative të Portit Detar Vlorë sh.a, FSP dhe strukturave të tjera që operojnë në port.
  3. c) Të ruajë rrethimin e portit, te mbrojë dhe të ruajë të gjithë sektorët portualë, vlerat dhe infrastrukturat ndaj çdo lloj kërcënimi, qoftë edhe terrorist, duke përdorur mjete apo sisteme vrojtuese audiovizive, pajisje ndërlidhjeje si dhe duke përdorur teknika të ndryshme, duke respektuar ligjet në fuqi;
  4. d) Të kryejë kontrolle sigurie në hyrje dhe në dalje të portit si dhe të përfshijë kontrolle të gjithë portit nga toka, uji dhe anën e akostimit, sigurimin e cimave të ankorimit të anijeve. Të raportojë të gjitha incidentet dhe cenimet e sigurisë te autoritetet përkatëse si dhe të regjistrojë ato me anë të Formularit të raportimit të incidenteve.
  5. e) Të ketë njohuri të plota dhe kualifikimin përkatës për përdorimin e pajisjeve të kontrollit të sigurisë, si dhe të njohi mirë procedurat e kontrollit të sigurisë për pasagjerët, bagazhet, automjetet, kontejnerët, anijet etj.
  6. f) Të marrë masa te menjëhershme për zbatimin e procedurave në rast evidentimi të artikujve të ndaluar dhe të bëjnë raportim për çdo rast.
  7. g) Të parandalojë veprimtaritë kriminale dhe të raportojë menjëherë tek Policia e Shtetit çdo lloj veprimtarie kriminale dhe hetimi ndaj tyre dhe të marrin masa si: 1) dhënien e ndihmës së nevojshme të dëmtuarve, 2) marrjen e masave për ndalimin e autorëve të ngjarjes, për ruajtjen dhe sigurimin e vendit të ngjarjes deri në ardhjen e punonjësve të policisë së shtetit, 3) sigurimin e të dhënave për dëshmitarët e ngjarjes apo autorët.
  8. h) Të bashkëpunojë me policinë dhe doganën për zbatimin e procedurave të kontrollit të automjeteve, pasagjerëve dhe anijeve.
  9. i) Të vlerësojnë çdo informacion që ka të bëjë me raste emergjence dhe të veprojnë me iniciativë dhe me të marrë udhëzime t’i ndjekë ato, me qëllim ruajtjen e jetës dhe pronës, vendosjen e rregullit duke ndihmuar agjencitë pjesëmarrëse për zgjidhjen e situatës.
  10. j) Të zbatojnë me rigorozitet proçedurat operative në përputhje me urdhrat që jepen nga eprorët e drejtpërdrejtë.
  11. k) Të kryejnë shërbimin me uniformën e miratuar dhe pajisjet e mjetet që i janë vënë në dispozicion dhe në asnjë rast të mos largohet nga vendi i punës pa marrë leje nga eprori përkatës dhe pa u zëvendësuar
  12. l) Të marrë në dorëzim dhe të dorëzojnë detyrën me procesverbal, të kontrollojë vazhdimisht pajisjet e sigurisë që përdor në sektorin e shërbimit dhe të njoftojë eprorin përkatës për çdo anomali apo incident që vërehet.
  13. m) Të njohë komunitetin rrethues dhe zonat më të nxehta të dëmtimit të perimetrit, dhe të raportojë çdo anomali që vërehet gjatë operimit.
  14. n) Të jetë i familjarizuar me gjithë punonjësit e të gjitha subjekteve që operojnë në port, të njohin mirë detyrat e gjithsecilit, të njohin mirë pajisjet dhe të jenë të familjarizuar me të gjitha rregullat e vendosura për administrimin e çelësave, drynave për hapjen dhe mbylljen e tyre.
  15. o) Të kontrollojnë vendosjen e rregullt të automjeteve në sheshet dhe kalatat e portit duke lenë rrugë të lire kalimi pa penguar punën për proceset e ngarkim shkarkimit.
  16. p) Të marrë pjesë në trajnime për kualifikimin e personelit çdo muaj të organizuar në bazë të planit mbi përgatitjen profesionale.

Veprimtaritë e përditshme, masat dhe procedurat e sigurisë si dhe ato operative, përfshirë dhe detyrat e sigurisë për këtë personel, do të jepen nëpërmjet instruksioneve dhe plan-vendosjes së FSPV, të cilat mund të jenë të karakterit kofidencial.

Kërkesat e përgjithshme për përzgjedhjen e forcës së sigurisë.

  1. Mosha: Kandidatët duhet të kenë moshën mbi 18 vjeç;
  2. Shtetësia: Kandidatët duhet të jenë shtetas shqiptarë e vërtetuar kjo me dokumentin e identitetit të lëshuar nga organet kompetente;
  3. Arsimi: Kandidatët duhet të kenë arsimin përkatës të përmendur më poshtë sipas postit që kërkohet (arsim i lartë dhe i mesëm);
  4. Dëshmia e drejtimit të mjetit: Çdo kandidat duhet të ketë dëshmi për drejtimin e automjetit të lëshuar nga autoritetet kompetente në Republikën e Shqipërisë;
  5. Karakteri dhe cilësitë morale: Kandidati duhet të ketë karakteristikat dhe integritet moral në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë për këtë fushë. Kandidati, duhet:

– të mos ketë qenë i dënuar për vepra penale;

– të mos jetë nën hetim për vepra penale;

– të mos ketë histori për keqtrajtim ose abuzim të personave të tjerë, ose prirje për t’u përfshirë në akte të dhunshme, keqtrajtim të personit, ose ndonjë veprimtari tjetër imorale ose jo etike;

– të mos jetë përjashtuar me masë nga funksionet që ka kryer më parë për veprime të jashtëligjshme.

Çdo kandidat do t’i nënshtrohet një kontrolli të imët të së kaluarës së tij, në veçanti, të lidhjeve të tij me krimin e organizuar.

Këto të dhëna vërtetohen nga dokumentacioni që shoqëron kërkesën e kandidatit dhe vërtetimi i të dhënave personale të lëshuar nga Policia e Shtetit në përgjigje të kërkesës së bërë nga Autoriteti Portual/Porti Detar.

  1. Përdorimi i substancave të jashtëligjshme: Kandidatët nuk duhet të përdorin substanca të jashtëligjshme dhe duhet që në të kaluarën të mos kenë përdorur substanca narkotike, substanca ilegale dhe alkool me tepri.
  2. Konflikti i interesit: kandidati nuk duhet të ketë konflikt interesi me funksionin që do të kryejë.
  3. Shikimi: Çdo kandidat duket të shohë normalisht me të dy sytë, mund të ketë shikim pak nën normalen por që mund të korrigjohet me anën e syzeve. Çdo kandidat duhet të jetë i aftë të dallojë ngjyrat. Kandidati duhet të mund të dallojë perspektivën dhe të ketë shikim periferik të mjaftueshëm për të drejtuar një mjet motorik dhe për të kryer detyra normale të sigurisë.
  4. Dëgjimi: Kandidati duhet të jetë i aftë të dëgjojë normalisht me të dy veshët dhe pa ndihmën e aparateve të dëgjimit.
  5. Vizita mjekësore: Kandidati duhet t’i dorëzojë Zyrës së Shërbimeve të Brendshme pranë Portit Detar Vlorë sh.a raportin mjekoligjor të marrë në institucionet shtetërore të specializuara për vizitat mjekësore. Ky dokument duhet të vërtetojë që kandidati gëzon shëndet të plotë dhe shikon e dëgjon normalisht. Pranohen vizitat e bëra jo më herët se tre muaj nga dita e nënshkrimit të aplikimit.

Kërkesa të veçanta për të ushtruar detyrën si efektiv i Forcave të Sigurisë të Portit Vlorë.

  1. a) Kandidatët që aplikojnë për të ushtruar detyrën si efektiv i Forcave të Sigurisë të portit Vlorë, përveç dokumentacionit të parashikuar në Aneksin 1 të Udhëzimit nr.7,datë 11.6.2015, duhet të dorëzojnë një CV të detajuar, të shoqëruar me diplomat dhe certifikatat origjinale ose kopje të noterizuara të tyre, e cila duhet të specifikojë aftësitë e aplikantit për të realizuar detyrat e kërkuara nga ligji për sigurinë në anije dhe porte ku të përfshijë eksperiencën e tij, në punë në porte ose anije dhe të ketë njohuritë e dijet në fushat e mëposhtme përveç kërkesave të përgjithshme të shprehura në nenin 2:

– Të ketë njohuri mbi veprimtaritë që kryhen në Portin e Vlorës dhe të jetë i trajnuar me detyrat specifike që kërkon ky shërbim;

– Të veprojë në mënyrë etike;

– Të ketë aftësi komunikuese.

Ø  Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë pranë “Portit Detar Vlorë” sh.a brenda datës 20.06.2025 dokumentacionin e kërkuar:

1  Formulari i Sigurisë (plotësimi i tij)

2  3 foto +1 foto në disk

3  Fotokopje e kartës së identitetit

4  Certifikatë personale

5  Certifikatë familjare

6  Raport mjeko-ligjor sipas specialiteteve

7  Diplomë dhe listë notash e noterizuar

8  Vërtetim nga Gjykata dhe Vërtetim nga Prokuroria

9  Dëshmi Penaliteti

10  Vërtetim nga Përmbarimi

11  Fotokopje e lejes së drejtimit për automjet

12 CV personale e shoqëruar me certifikatat dhe trajnimet

Ø  Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë pranë “Portit Detar Vlorë” sh.a brenda datës 26.03.2025 dokumentacionin e kërkuar: