“Porti Detar” Vlorë sh.a, në zbatim të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për Tregtaret dhe Shoqëritë Tregetare”, të ndryshuar, shpall vendin vakant “elektriçist” pranë Degës Teknike dhe të Investimeve.

Detyrat kryesore të pozicionit:

Elektriçisti sipas strukturës organizative është pjesë e Degës Teknike dhe të Investimeve. Ai ka varësi të drejtëpërdrejtë nga Përgjegjësi i Oficinës.

Elektriçisti ka për detyrë mirëmbajtjen e rrjetit të tensionit të ulët.

Kujdeset në vazhdimësi për mirëmbajtjen teknike dhe përgjigjet për kabinat elektrike të tensionit të ulët në port.

Kontrollon dhe mirëmban pajisjet e lëshimit në makineritë elektrike që disponon shoqëria.

Nuk lejohet të kryejnë punime në kabinat dhe linjat e tensionit të mesëm.

Nuk lejon persona të paaurotizuar të ndërhyjnë në linjat elektrike të shoqërisë.

Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe vendos tabela paralajmëruese gjatë riparimit të linjave dhe pajisjeve elektrike.

Kushtet që duhet të plotësojnë të interesuarit për këtë vend pune:

– Të zotërojë diplomë të nivelit të mesëm profesional.

– Të jetë në kushte shëndetësore që të kryej detyrën e caktuar.

-Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje  penale me dashje.

– Të jetë i besueshëm për të kryer detyrat e kërkuara si dhe ato shtesë në mënyrë profesionale dhe brenda një kohe të pranueshme.

– Personi duhet të jetë shumë i motivuar dhe të ketë etikë të fortë në punë.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Shërbimeve të Brendshme në Portin Detar Vorë sh.a brenda datës 29.03.2024 dokumentacionin e mëposhtëm:

1.         3 foto +1 foto në disk

2.         Fotokopje e kartës së identitetit

3.         Certifikatë familjare

4.         Raport mjeko-ligjor

5.         Diploma dhe lista e notave e noterizuar

6.         Vërtetim nga Gjykata

7.         Vërtetim nga Prokuroria

8.         Dëshmi Penaliteti

9.         Leje drejtimi për automjet

10.       CV personale e shoqëruar me certifikatat dhe trajnimet.

 

Kanidatët të cilët do të dorëzojnë dokumentacionin e mësipërm, do të njoftohen për paraqitjen për intervistë pranë Administratorit të shoqërisë brenda datës 29.03.2024.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).