Turist ne Portin e Himarës

Një numër i madh turistësh kanë ardhur ditën e djeshme në Portin e Himarës. Në bordin e dy anijeve turistike Marina dhe Ionian Sun ndodheshin turist të rinj nga vende të ndryshme të Evropës të ardhur nga Porti i Korfuzit. Sot në mbrëmje pritet të mbërrij anija e 3- të turistike, duke e cuar në 600 numrin e turistëve që kanë zgjedhur si destinacion turistik bregdetin jugor të Shqipërisë.

 

Takim për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2018

Në ambjentet e “Porti Detar” Vlorë sh.a, u zhvillua takimi mbi koordinimin e punës për ofrimin e një shërbimi sa më cilësor në fushën e udhëtimeve turistike detare, ku ishin të pranishëm, drejtuesit e “Porti Detar” Vlorë, përfaqësues nga drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, përfaqësues nga drejtoria ADZM-së Vlorë, drejtuesi i Kapitenerisë Vlorë, përfaqësues të UNDP-së, përfaqësues së medias lokale si dhe operatorët të cilët ofrojnë shërbimin e udhëtimit turistik me anije.
Në këtë takim është kërkuar një bashkëpunim i frytshëm midis institucioneve dhe operatorëve për të shmangur të gjitha pengesat që shpesh herë krijohen nga mungesa e shkëmbimit të informacionit.
Takimi ka vijuar me ngritjen e problemaktikave si nga ana e operatorëve po ashtu dhe nga përfaqësuesit e Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Migracionit si dhe Kapitenerisë Vlorë, ku ndër të tjera është diskutuar për domosdoshmërinë e paisjes së cdo turisti me një dokument indentifikimi, sanksionet që do të merrren në rastin e marrjes së udhëtarëve mbi kapacitetin e lejuar, menaxhimi turmave, ndihma e parë etj.
Në fund të takimit Z.Malaj ka uruar një sezon turistik të mbarë dhe ka treguar dhe njëherë gadishmërinë e “Porti Detar” Vlorë sh.a për të qënë i hapur për çdo lloj bashkëpunimi që do të kërkohet për një sezon turistik sa më të sukseshëm.

 

Njoftim për Kalatën Lindore

Ju njoftojmë se nga data 04.05.2018 deri më 10.05.2018, në kalatën lindore të “Porti Detar” Sh.a Vlorë, për arsye sigurie nuk do të mund të akostohen si anijet e mallrave dhe ato turistike. Arsyeja është sepse do të qëndrojë e akostuar nje anije luftarake e forcave të Natos.

Ju faleminderit për mirëkuptimin.

Akostohet Kroçera “Berlin”

Akostohet Kroçera “BERLIN” në Portin e Vlorës.

Ditën e sotme është akostuar në Portin e Vlorës Kroçera “BERLIN”. Mësohet se në bordin e saj udhëtojnë rreth 400 turist gjerman të ardhur nga Porti i Kotorrit. Pas vizitës në qytetet turistike të Shqipërisë si Vlora (Llogara), Apolonia e Fierit dhe Berati, destinacioni tjetër i tyre është Porti i Korfuzit.