Dy Tragete në Shërbim të Qytetarëve dhe Turistëve

Ditët e para të muajt gusht janë shoqëruar me rritjen e numrit të pasagjerëve që hyjnë nga porti i Vlorës. Për këtë arsye nga dita e stome në portin e Vlorës do të operojnë dy tragete në linjën Vlorë – Brindizi – Vlorë.

 

Fluks Turistesh

Rreth 6000 turist zgjedhin portin e Vlorës për të udhëtuar drejt Sazanit dhe Karaburunit.

Qyteti i Vlorës gjatë këtij sezoni turistik është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj. Në portin e Vlorës operojnë anije turistike të cilat nisen cdo ditë drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit. Sipas statistikave, deri në fund të muajit Korrik kanë vizituar këto destinacione turistike rreth 6000 turist, prej të cilëve 3675 janë turist të huaj të ardhur nga shtete të ndryshme si Polonia , Italia, Amerika, Rusia, Finlanda, Suedia, Gjermania, Kanadaja etj

 

Fluks Turistësh

Rreth 1200 turistë kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të diele në Portin e Vlorës. Për shkak të fluksit një tjetër traget i është shtuar sot linjës Brindisi-Vlorë. Trageti i dytë mbas zbarkimit të turistëve është nisur menjëherë drejt Italisë, ndërkohë që nga data 1 Gusht pritet që transporti detar të ketë dy tragete.