Shpallje për vend pune vakant “Shef i Zyrës së Shërbimeve të Brendshme” në Portin Detar Vlorë sh.a

Ne zbatim te ligjit nr. 9901, date 14.04.2008 “Per Tregaret dhe Shoqërite Tregetare”; ligit nr. 7961, date 12.07.1995 “Kodi i Punës iRrepublikes te Shaipërise”, i ndryshuar,”Porti Detar Vlore” sh.a, shpall vendin e punes vakant Shef i Zyres se Sherbimeve te Brendshme

Shef i Zyres se Sherbimeve, bazuar ne Rregulloren e Brendshme te institucionit, ka keto detyra dhe pergjegjësi:

 

  • Shef i Zyres se Sherbimeve pergjigjet për administrimin e Burimeve Njerëzore, kualifkimin, organizimin dhe përmirësimin e pergjithshëm te strukturave te Burimeve Njerëzore ne “Porti Detar Vlore” sh.a.
  • Pergjigjet për sherbimet dhe mbulon dhe detyrat që zgidh Zyra e Shërbimeve të Brendshme.
  • Ndjek mbarëvaitjen e punëve me ane te evidentimin e përditshëm te problemeve që hasen dhe ndihmon vartësit për eliminimin e te metave.
  • Merr pjese se bashku me zyrën jurdike ne hartimin e rregullores se Institucionit.
  • Pergatit projekt-urdhëra dhe projekt-vendime per t’u miratuar nga Titullari, per organizimin he kontrollin e punes ne zyre dhe sipas rastit ne Institucion.
  • Percakton kritere të vecanta për vlerësimin e rezultateve te punës ne perputhje me kuadrin ligior ne fuqi dhe kerkon cdo vit vlerësimin e rezultateve individuale te punonjësve nga shefat dhe kryetarët e degëve.
  • Ndjek ne vazhdimësi disiplinën dhe pasqyrimin e masave disiplinore kur ka, në dosjen personale te cdo nepunësi.
  • Harton planin e lejeve të zakonshme për vitin pasardhes, ndjek dhe zbaton ate pas miratimit.
  • Administron kontratat e punës se personelit.
  • Ruan, sistemon dhe administron dosjet dhe librezat e punës së punonjësve që janë ose merren në punë, duke bërë inkuadrimin e tyre sipas rregjistrit themeltar.
  • Ndjek në dinamike pasurimin e dosjes se personelit, duke bërë ne to ndryshimet perkatëse ne bazë te urdhërave dhe vendimeve për levizje, dhënie stimujsh dhe masash disiplinore, mbarim shkolle dhe kurse, duke vendosur në pjesën perkatëse vlerësimet periodike të punës së nepunësit.
  • Ben porosi për materiale pune që i duhen Zyrës, si regjistra, dosje, shtypshkrime te ndryshme në zbatim të rregullores se kartotekës se personelit.
  • Çdo ditë merr evidencen ditore te paraqitjes në punë, te cilat ia paraqet drejtorit të drejtorisë në orën 8.30.

Kushtet që duhet te plotesojnë të interesuarit për këtë vend pune:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Te kete arsimin e larte;
  • Te jetë ne kushte shëndetësore që te kryeje detyrën e caktuar;
  • Të mos jete i dënuar me vendim te formës së prer për kryerjen e nje krimi ose kundravajtje penale me dashje.
  • Te jetë i besueshëm për te kryer detyrat e kërkuara si dhe ato shtesë në mënyre profesionale dhe brenda një kohe te pranueshme.
  • Personi duhet te jetë i motivuar dhe te kete etike te forte ne pune.
  • Te ketë aftesi shume te mira komunikuese.

Te gjithe te interesuarit duhet te dergojne prane “Portit Detar Vlorë” sh.a brenda dates 27.07.2023 dokumenacionin e kerkuar:

  1. CV personale e shoqëruar me certifikatat dhe trajnimet.
  2. Tre fotografi de 1 fotografi ne format elektronik.
  3. Fotokopje e kartes se identitetit.
  4. Certifikate familjare.
  5. Raport mjeko-ligior.
  6. Diploma he lista e notave e noterizuar.
  7. Vërtetim nga Giykata.
  8. Vertetim nga Prokuroria.
  9. Vertetim i Giendjes Giyqësore.

Kandidatët te cilet do te dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sa më sipër do te njoftohen për t’u paragitur per testimin që do te zhvillohet me date 28.07.2023, ne lidhje me:

  • Niohurite mbi ligjin nr. 9901, date 14.04.2008 “Për tregtaret dhe shoqerite tregetare“;
  • Njohurite mbi ligin nr. 7961, date 12.07.1995 “Kodi i Punes i Republikes te Shqiperise“, i ndryshuar,
  • Njohurite mbi ligjin nr. 9131, date 08.09.2003, “Per rregullat e etikes ne administraten publike“;
  • Njohurite mbi Regulloren e Brendshme te “Portit Detar Vlorë” sh.a.

Dy kandidatet me rezultate me te mira, nga do te njoftohen për t’u paraqitur per interviste te Administratori i shoqërise.

Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet:

-VIerësimi me shkrim, deri ne 85 pike;

– Intervista me gojë që konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrieren, deri ne 15 pike.

 

Njoftim / Trageti “Ionian Star ” ditën e nesërme do të niset në orën 23:30 nga Porti i Brindis-it

Njoftim

Ju njoftojm se trageti Ionian Star për arsye se kapiteneria e Portit të Brindisit ka mbrritur në bordin e tragetit për ispektim të palajmeruar dhe po vazhdon akoma ispektimin, trageti Ionian Star do të niset:

-nesër dt 28/06/2023 nga porti Brindisit në orën 23:00

-dhe do të mbërrijë në portin e Vlorës më datën 29/06/2023 ora 08:00

më pas do të vazhdoj intenerarin sipas grafikut.

Faleminderit!

Trajnim : Taranto, “ Manaxhimi I Energjisë për tranzicionin Energjitik”

Trajnim : Taranto,  23 Qershor 2023, “ Manaxhimi I Energjisë për tranzicionin Energjitik”

Më 23 Qershor 2023, Partneri Lead I projektit “ Smartport”, në bashkëpunim më Urdhërin e Inxhinierëve të Tarantos, organizuan trajnimin “Manaxhimi I Energjisë për tranzicionin Energjitik”

Kursi për manaxherët e Energjisë, u mbajt në Taranto, dhe u strukturua në dy sesione trajnimi: Sesioni I Parë, iu dedikua legjislacioneve dhe skenareve energjitike, analiza energjitike dhe sistemi mates I energjisë: sesioni I dytë I’u kushtua, sesioni i dytë iu kushtua matjeve të konsumit të energjisë dhe mjeteve të vlerësimit të produkteve mjedisore duke përdorur një qasje të ciklit jetësor. Për të dyja sesionet, folësi ishte Z.Umberto Berardi, Professor në Universitetin Politeknik të Barit,

Ky aksion kishte për qëllim rritjen e aftësive të Administratës Publike në reduktimin e mbetjeve të energjisë dhe/ose në zëvendësimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile me burime të rinovueshme të energjisë. Falë këtij kursi trajnimi, menaxherët lokalë të energjisë morën njohuri në lidhje me standardet profesionale të menaxherëve të energjisë, praktikat më të mira të menaxhimit të energjisë dhe imazhin miqësor ndaj mjedisit në terren.

 

 

 

SMARTPORT: TRYEZË E RRUMBULLAKËT – TERMOLI

 

 

Më 30 Maj 2023, Bashkia e Termolit, në rolin e partnerit në projektin Smartport, organizoi tryezën e rrumbullakët, me temë “ Sistemi Portual një volant i zhvillimit të qëndrueshëm”,

 

Qëllimi I këtij takimi ishte, në mënyrë angazhimi I  aktorëve lokalë, duke u fokusuar në politikat, teknologjitë dhe ndikimet e kursimit të energjisë, duke përfshirë analizën e praktikave më të mira që dolën nga projekti SMARTPORT.

Eventi u organizua në Casa Museo Stephanus, në Piazza Duomo – Termoli (Itali), dhe qëllimi I tij është të lehtësojë dhe të ushqejë shkëmbimin e informacionit për çështjet e efiçencës së energjisë, duke adresuar çështjet e qëndrueshmërisë mjedisore, sociale dhe ekonomike.

 

Njoftim për shpallje pozicioni vakant “elektriçist” pranë Degës Teknike dhe të Investimeve

“Porti Detar” Vlorë sh.a, në zbatim të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për Tregtaret dhe Shoqëritë Tregetare”, të ndryshuar, shpall vendin vakant “elektriçist” pranë Degës Teknike dhe të Investimeve.

Detyrat kryesore të pozicionit:

Elektriçisti sipas strukturës organizative është pjesë e Degës Teknike dhe të Investimeve. Ai ka varësi të drejtëpërdrejtë nga Përgjegjësi i Oficinës.

Elektriçisti ka për detyrë mirëmbajtjen e rrjetit të tensionit të ulët.

Kujdeset në vazhdimësi për mirëmbajtjen teknike dhe përgjigjet për kabinat elektrike të tensionit të ulët në port.

Kontrollon dhe mirëmban pajisjet e lëshimit në makineritë elektrike që disponon shoqëria.

Nuk lejohet të kryejnë punime në kabinat dhe linjat e tensionit të mesëm.

Nuk lejon persona të paaurotizuar të ndërhyjnë në linjat elektrike të shoqërisë.

Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe vendos tabela paralajmëruese gjatë riparimit të linjave dhe pajisjeve elektrike.

Kushtet që duhet të plotësojnë të interesuarit për këtë vend pune:

– Të zotërojë diplomë të nivelit të mesëm profesional.

– Të jetë në kushte shëndetësore që të kryej detyrën e caktuar.

-Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje     penale me dashje.

– Të jetë i besueshëm për të kryer detyrat e kërkuara si dhe ato shtesë në mënyrë profesionale dhe brenda një kohe të pranueshme.

– Personi duhet të jetë shumë i motivuar dhe të ketë etikë të fortë në punë.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Shërbimeve të Brendshme në Portin Detar Vorë sh.a brenda datës 08.05.2023 dokumentacionin e mëposhtëm:

1.         3 foto +1 foto në disk

2.         Fotokopje e kartës së identitetit

3.         Certifikatë familjare

4.         Raport mjeko-ligjor

5.         Diploma dhe lista e notave e noterizuar

6.         Vërtetim nga Gjykata

7.         Vërtetim nga Prokuroria

8.         Dëshmi Penaliteti

9.         Leje drejtimi për automjet

10.       CV personale e shoqëruar me certifikatat dhe trajnimet.

 

Kanidatët të cilët do të dorëzojnë dokumentacionin e mësipërm, do të njoftohen për paraqitjen për intervistë pranë Administratorit të shoqërisë brenda datës 09.05.2023.