Njoftim për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë🌧🌊!

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim jug në daten 4 Nëntor 2021 deri më 5 Nëntor 2021 moti përgjatë gjithë bregdetit të Republikës se Shqipërisë do jetë i përkeqësuar.Këto zona do të përfshihen nga era me drejtim jug-juglindje me shpejtësi deri në 31 milje në orë dhe valezimi në Detin Adriatik do të jetë me forcën 4-5 me lartësi dallge mbi 3m dhe në Detin Jon forca 5-7 me lartësi dallge deri ne 4m🌊.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë , duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

SMARTPORT: Eventi Lançues Taranto

 

 

Ditën e Mërkurë më 27 Tetor 2021,Port Netëork Authority of the Ionian Sea – Port of Taranto organizuan takimin lancues të projektit “SMARTPORT – Smart and Sustainable Energy Port”, financuar nga thirrja e 2-të,  e programit,  INTERREG Italy – Albania – Montenegro Programme. Ativiteti do të organizohet në Taranto- Itali në mjediset e Librarisë  “Pietro Acclavio Library”.

 

Projekti ka si qëllim të ndjekë udhëzimet për përgatitjen e dokumentave per planifikimin e energjise mjedisore per DEASP Port System. Ai parashikon një mbledhje fillestare të të dhënave dhe shqetësimeve për mënyrën se si aktualisht menaxhohen çështjet e energjisë në port. Më pas bëhet një implementim pilot duke instaluar disa LED me pole inteligjente dhe panele fotovolatike të cilat do të monitorohen për 6 muaj nga një grup ekspertësh të cilët do të përgatisin një raport.

Raporti do të përmbaj çështjet e niveleve të konsumit dhe ato mjedisore për portin. Pas nje vlerëimi të thellë teknik, do të vendoset numri i personave që do të menaxhojnë çështjet e energjisë në port dhe ta kthejn atë në efiçenc duke implementuar sisteme funksionale të menaxhimit të energjisë.

 

OBJEKTIVAT E PROJEKTIT

 

Objektivat e këtij projekti konsistojn në zhvillimin e strategjive për optimizimin e kursimit të energjisë, arritjen e një niveli të lart të efiçencës energjitike dhe zvogelimin e emetimit të dioksidit të karbonit. Instalimin e ndriçuesve LED me pole inteligjente dhe panele fotovoltaik. Përmirësimi i aftësive te administratës publike në zvogëlimin ndotjes energjitike duke zëvendësuar lëndët djegse me burime energjie të rinovueshme.

Në përfundim të këtij projekti, rezultatet pritet të jenë si më posht:

-Planfikim i qëndrueshëm energjitik sipas standarteve EU.

-Adoptimi i efiçencës energjitike dhe programe për prodhimin e qëndrueshëm të energjisë.

-Reduktim i konsumit energjitik dhe i emetimeve të dioksidit të karbonit.

-Kontribut në shmangien e ndryshimeve klimaterike.

 

PARTNERËT E PROJEKTIT

 

PORT NETWORK AUTHORITY OF THE IONIAN SEA – PORT OF TARANTO (Leader Partner)

APULIA REGIONAL AGENCY FOR ENVIRONMENTAL PREVENTION AND PROTECTION (Project Partner 2)

MUNICIPALITY OF TERMOLI (Project Partner 3)

PORT OF BAR HOLDING COMPANY BAR (Project Partner 4)

PORT OF VLORA (Project Partner 5)