NJOFTIM TRAGETI!!!

Njoftim!

Kompania TNITSEA Shipping LDA me anë të përfaqësueses së saj në Shqipëri agjensisë detare “EUROFERRIES”, ju informon se në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara të detit në datën 15.11.2019, trageti “ST.DAMIAN” nuk do të niset nga porti i Vlorës për në portin e Brindisit. Pas përmirësimit të kushteve hidrometeorologjike trageti do të niset në datë 16.11.2019 rreth orës 15:00 nga Porti Vlorës.

NJOFTIM TRAGETI !!!

Njoftim!

Kompania TNITSEA Shipping LDA me anë të përfaqësueses së saj në Shqipëri agjensisë detare “EUROFERRIES”, ju informon se në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara të detit në datën 11.11.2019, trageti “ST.DAMIAN” nuk do të niset nga porti i Brindisit-Itali për në portin e Vlorës. Pas përmirësimit të kushteve hidrometeorologjike trageti do të niset në datë 13.11.2019 rreth orës 23:00 dhe do të mbërrij në portin e Vlorës në datë 14.11.2019 në orën 07:00.

!!!NJOFTIM PËR MUNGESËN E TRAGETIT!!!

“Porti Detar” Vlorë sh.a, njofton të gjithë udhëtarët e linjës Vlorë- Brindisi-Vlorë, se për shkak të një defekti teknik, trageti “St.Damiani”, do të qëndrojë për disa ditë në Portin e Brindisit.

“Porti Detar” Vlorë, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, po bëjnë përpjekje maksimale për zgjidhjen e situatës së krijuar në një kohë sa më të shkurtër. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj.

Faleminderit!