Porti i Himarës sot do të vizitohet nga 1200 turistë anglez, të cilët do të marrin pjesë në “Gala festival” në Dhërmi

Porti i Himarës ka qënë prej disa vitesh një portë hyrse për të gjithë turistët e huaj që kanë zgjedhur si destinacion turistik bregdetin e jugut. Edhe këtë vit rreth 1200 turistë anglez kanë lundruar përmes linjës së katamaranëve Finikas Lines- Saranda-Corfu Greece si dhe KRISTI I, drejt portit të Himarës. Destinacioni i turistëve do të jetë në Dhërmi ku si çdo vit zhvillohet “GALA FESTIVAL”