MISIONI
Sektori i Mjedisit luan rol të rëndësishëm ndaj çështjeve mjedisore dhe mbrojtjes së mjedisit në territorin e “Portit Detar” Vlorë sh.a. Ky sektor punon për të garantuar një mjedis të shëndetshëm dhe mjaftueshmërisht ekologjik për brezat aktualë dhe ata që do të vijnë, në bazë të parimit të zhvillimit të qëndrueshëm.
-Mbrojtja e ambjentit detar dhe tokësor mundesohet duke koordinuar punën me Sigurinë e Portit(F.S.A.P), Stacionin e Mbrojtjes Kundra Zjarrit(M.N.Z) dhe Kapitenerinë e Portit.
-Përballimi me sukses i incidenteve detare me derdhje vajore në det, nga rënia e zjarrit në territorin e Portit Detar Vlore sh.a dhe emergjencat e ndryshme arrihet duke i menaxhuar keto situata ne baze te planit.