Trajnim : Taranto, “ Manaxhimi I Energjisë për tranzicionin Energjitik”

 

 

Trajnim : Taranto,  23 Qershor 2023, “ Manaxhimi I Energjisë për tranzicionin Energjitik”

Më 23 Qershor 2023, Partneri Lead I projektit “ Smartport”, në bashkëpunim më Urdhërin e Inxhinierëve të Tarantos, organizuan trajnimin “Manaxhimi I Energjisë për tranzicionin Energjitik”

Kursi për manaxherët e Energjisë, u mbajt në Taranto, dhe u strukturua në dy sesione trajnimi: Sesioni I Parë, iu dedikua legjislacioneve dhe skenareve energjitike, analiza energjitike dhe sistemi mates I energjisë: sesioni I dytë I’u kushtua, sesioni i dytë iu kushtua matjeve të konsumit të energjisë dhe mjeteve të vlerësimit të produkteve mjedisore duke përdorur një qasje të ciklit jetësor. Për të dyja sesionet, folësi ishte Z.Umberto Berardi, Professor në Universitetin Politeknik të Barit,

Ky aksion kishte për qëllim rritjen e aftësive të Administratës Publike në reduktimin e mbetjeve të energjisë dhe/ose në zëvendësimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile me burime të rinovueshme të energjisë. Falë këtij kursi trajnimi, menaxherët lokalë të energjisë morën njohuri në lidhje me standardet profesionale të menaxherëve të energjisë, praktikat më të mira të menaxhimit të energjisë dhe imazhin miqësor ndaj mjedisit në terren.

 

 

 

Trajnim : Taranto “ Manaxhimi I Energjisë për tranzicionin Energjitik”

 

 

Trajnim : Taranto,  23 Qershor 2023, “ Manaxhimi I Energjisë për tranzicionin Energjitik”

Më 23 Qershor 2023, Partneri Lead I projektit “ Smartport”, në bashkëpunim më Urdhërin e Inxhinierëve të Tarantos, organizuan trajnimin “Manaxhimi I Energjisë për tranzicionin Energjitik”

Kursi për manaxherët e Energjisë, u mbajt në Taranto, dhe u strukturua në dy sesione trajnimi: Sesioni I Parë, iu dedikua legjislacioneve dhe skenareve energjitike, analiza energjitike dhe sistemi mates I energjisë: sesioni I dytë I’u kushtua, sesioni i dytë iu kushtua matjeve të konsumit të energjisë dhe mjeteve të vlerësimit të produkteve mjedisore duke përdorur një qasje të ciklit jetësor. Për të dyja sesionet, folësi ishte Z.Umberto Berardi, Professor në Universitetin Politeknik të Barit,

Ky aksion kishte për qëllim rritjen e aftësive të Administratës Publike në reduktimin e mbetjeve të energjisë dhe/ose në zëvendësimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile me burime të rinovueshme të energjisë. Falë këtij kursi trajnimi, menaxherët lokalë të energjisë morën njohuri në lidhje me standardet profesionale të menaxherëve të energjisë, praktikat më të mira të menaxhimit të energjisë dhe imazhin miqësor ndaj mjedisit në terren.

 

 

Shpallje 2 vende pune vakant “punonjës sigurie” pranë Sektorit të Forcës së Sigurisë në Portin e Himarës

Në zbatim të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për Tregetaret dhe Shoqëritë Tregetare”, të ndryshuar, ligjit nr.168/2013 “Për sigurinë në Anije dhe Porte”, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e strukturës të sigurisë portuale në Portin Detar Vlorë sh.a”, Miratuar me Urdhërin nr. 26, datë 08.01.2018 nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Udhëzimit, nr. 7, datë 11.6.2015, të Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së punonjësve të forcës së sigurisë në portet detare të Republikës së Shqipërisë”, “Porti Detar Vlorë” sh.a, shpall dy vende pune vakant për “punonjës sigurie” pranë portit Himarë.

Ø Detyrat kryesore të pozicionit:

Punonjësi i FSP ka për detyrë:

a) Të njohi, mbrojë dhe garantojë zbatimin e ligjeve, akteve nënligjore që ngarkojnë me detyra e kompetenca FSP.

b) Të njohi strukturën organizative të Portit Himarë, FSP dhe strukturave të tjera që operojnë ne port.

c) Të ruaj rrethimin e portit, te mbrojë dhe të ruajë të gjithë sektorët portualë, vlerat dhe infrastrukturat ndaj çdo lloj kërcënimi, qoftë edhe terrorist, duke përdorur mjete apo sisteme vrojtuese audiovizive, pajisje ndërlidhjeje si dhe duke përdorur teknika të ndryshme, duke respektuar ligjet në fuqi;

d) Të kryej kontrolle sigurie në hyrje dhe në dalje të portit si dhe të përfshijë kontrolle të gjithë portit nga toka, uji dhe anën e akostimit, sigurimin e cimave të ankorimit të anijeve. Të raportojë të gjitha incidentet dhe cenimet e sigurisë te autoritetet përkatëse si dhe të regjistrojë ato me anë të Formularit të raportimit të incidenteve.

e) Të ketë njohuri të plota dhe kualifikimin përkatës për përdorimin e pajisjeve të kontrollit të sigurisë, si dhe të njohi mirë procedurat e kontrollit të sigurisë për pasagjerët, bagazhet, automjetet, kontejnerët, anijet etj.

f) Të marri masa te menjëhershme për zbatimin e procedurave në rast evidentimi të artikujve të ndaluar dhe të bëjnë raportim për çdo rast.

g) Të parandalojë veprimtaritë kriminale dhe të raportojë menjëherë tek Policia e Shtetit çdo lloj veprimtarie kriminale dhe hetimi ndaj tyre dhe të marrin masa si: 1) dhënien e ndihmës së nevojshme të dëmtuarve, 2) marrjen e masave për ndalimin e autorëve të ngjarjes, për ruajtjen dhe sigurimin e vendit të ngjarjes deri në ardhjen e punonjësve të policisë së shtetit, 3) sigurimin e të dhënave për dëshmitarët e ngjarjes apo autorët.

h) Të bashkëpunojë me policinë dhe doganën për zbatimin e procedurave të kontrollit të automjeteve, pasagjerëve dhe anijeve.

i) Të vlerësojnë çdo informacion që ka të bëjë me raste emergjence dhe të veprojnë me iniciativë dhe me të marrë udhëzime t’i ndjekë ato, me qëllim ruajtjen e jetës dhe pronës, vendosjen e rregullit duke ndihmuar agjencitë pjesëmarrëse për zgjidhjen e situatës.

j) Të zbatojnë me rigorozitet proçedurat operative në përputhje me urdhrat që jepen nga eprorët e drejtpërdrejtë.

k) Të kryejnë shërbimin me uniformën e miratuar dhe pajisjet e mjetet që i janë vënë në dispozicion dhe në asnjë rast të mos largohet nga vendi i punës pa marrë leje nga eprori përkatës dhe pa u zëvendësuar

l) Të marri në dorëzim dhe të dorëzojnë detyrën me procesverbal, të kontrollojë vazhdimisht pajisjet e sigurisë që përdor në sektorin e shërbimit dhe të njoftojë eprorin përkatës për çdo anomali apo incident që vërehet.

m) Të njohi komunitetin rrethues dhe zonat më të nxehta të dëmtimit të perimetrit, dhe të raportojë çdo anomali që vërehet gjatë operimit.

n) Të jetë i familjarizuar me gjithë punonjësit e të gjitha subjekteve që operojnë në port, të njohin mirë detyrat e gjithsecilit, të njohin mirë pajisjet dhe të jenë të familjarizuar me të gjitha rregullat e vendosura për administrimin e çelësave, drynave për hapjen dhe mbylljen e tyre.

o) Të kontrollojnë vendosjen e rregullt të automjeteve në sheshet dhe kalatat e portit duke lenë rrugë të lire kalimi pa penguar punën për proceset e ngarkim shkarkimit.

p) Të marri pjesë në trajnime për kualifikimin e personelit çdo muaj të organizuar në bazë të planit mbi përgatitjen profesionale.

Veprimtaritë e perditshme, masat dhe procedurat e sigurise si dhe ato operative, perfshire dhe detyrat e sigurise per kete personel, do të jepen nëpërmjet instruksioneve dhe plan-vendosjes së FSPV, të cilat mund të jenë të karakterit kofidencial.

Ø Kërkesat e përgjithshme për përzgjedhjen e forcës së sigurisë

1. Mosha: Kandidatët duhet të kenë moshën mbi 18 vjeç;

2. Shtetësia: Kandidatët duhet të jenë shtetas shqiptarë e vërtetuar kjo me dokumentin e identitetit të lëshuar nga organet kompetente;

3. Arsimi: Kandidatët duhet të kenë arsimin përkatës të përmendur më poshtë sipas postit që kërkohet (arsim i lartë dhe i mesëm);

4. Dëshmia e drejtimit të mjetit: Çdo kandidat duhet të ketë dëshmi për drejtimin e automjetit të lëshuar nga autoritetet kompetente në Republikën e Shqipërisë;

5. Karakteri dhe cilësitë morale: Kandidati duhet të ketë karakteristikat dhe integritet moral në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë për këtë fushë. Kandidati, duhet:

– të mos ketë qenë i dënuar për vepra penale;

– të mos jetë nën hetim për vepra penale;

– të mos ketë histori për keqtrajtim ose abuzim të personave të tjerë, ose prirje për t’u përfshirë në akte të dhunshme, keqtrajtim të personit, ose ndonjë veprimtari tjetër imorale ose jo etike;

– të mos jetë përjashtuar me masë nga funksionet që ka kryer më parë për veprime të jashtëligjshme.

Çdo kandidat do t’i nënshtrohet një kontrolli të imët të së kaluarës së tij, në veçanti, të lidhjeve të tij me krimin e organizuar.

Këto të dhëna vërtetohen nga dokumentacioni që shoqëron kërkesën e kandidatit dhe vërtetimi i të dhënave personale të lëshuar nga Policia e Shtetit në përgjigje të kërkesës së bërë nga Autoriteti Portual/Porti Detar.

6. Përdorimi i substancave të jashtëligjshme: Kandidatët nuk duhet të përdorin substanca të jashtëligjshme dhe duhet që në të kaluarën të mos kenë përdorur substanca narkotike, substanca ilegale dhe alkool me tepri.

7. Konflikti i interesit: kandidati nuk duhet të ketë konflikt interesi me funksionin që do të kryejë.

8. Shikimi: Çdo kandidat duket të shohë normalisht me të dy sytë, mund të ketë shikim pak nën normalen por që mund të korrigjohet me anën e syzeve. Çdo kandidat duhet të jetë i aftë të dallojë ngjyrat. Kandidati duhet të mund të dallojë perspektivën dhe të ketë shikim periferik të mjaftueshëm për të drejtuar një mjet motorik dhe për të kryer detyra normale të sigurisë.

9. Dëgjimi: Kandidati duhet të jetë i aftë të dëgjojë normalisht me të dy veshët dhe pa ndihmën e aparateve të dëgjimit.

10. Vizita mjekësore: Kandidati duhet t’i dorëzojë Sektorit të Personelit të Autoritetit Portual raportin mjekoligjor të marrë në institucionet shtetërore të specializuara për vizitat mjekësore. Ky dokument duhet të vërtetojë që kandidati gëzon shëndet të plotë dhe shikon e dëgjon normalisht. Pranohen vizitat e bëra jo më herët se tre muaj nga dita e nënshkrimit të aplikimit.

Ø Kërkesa të veçanta për të ushtruar detyrën si efektiv i Forcave të Sigurisë të portit Himarë

Kandidatët që aplikojnë për të ushtruar detyrën si efektiv i Forcave të Sigurisë të Portit Himarë, përveç dokumentacionit të parashikuar në aneksin 1 të udhëzimit nr.7, datë 11.6.2015 , duhet të dorëzojnë një CV të detajuar, të shoqëruar me diplomat dhe certifikatat origjinale ose kopje të noterizuara të tyre, e cila duhet të specifikojë aftësitë e aplikantit për të realizuar detyrat e kërkuara nga ligji për sigurinë në anije dhe porte ku të përfshijë eksperiencën e tij, në punë në porte ose anije dhe të ketë njohuritë e dijet në fushat e mëposhtme përveç kërkesave të përgjithshme të shprehura në nenin 2:

– Të ketë njohuri mbi veprimtaritë që kryhen në Portin e Himarës dhe të jetë i trajnuar me detyrat specifike që kërkon ky shërbim;

– Të veprojë në mënyrë etike;

– Të ketë aftësi komunikuese.

Ø Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë pranë “Portit Detar Vlorë” sh.a brenda datës 25.05.2023 dokumenacionin e kërkuar:

1 Formulari i Sigurisë (plotësimi i tij)

2 3 foto +1 foto në disk

3 Fotokopje e kartës së identitetit

4 Certifikatë personale

5 Certifikatë familjare

6 Raport mjeko-ligjor sipas specialiteteve

7 Diplomë ose listë notash e noterizuar

8 Vërtetim nga Gjykata

9 Vërtetim nga Prokuroria

10 Dëshmi Penaliteti

11 Fotokopje e lejes së drejtimit për automjet

12 CV personale e shoqëruar me certifikatat dhe trajnimet (nëse ka).

Autoritetet në Itali kanë dekretuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare, për shkak të pandemisë COVID-19, deri më 31 mars 2022

Autoritetet në Itali kanë dekretuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare, për shkak të pandemisë COVID-19, deri më 31 mars 2022.

Për personat që hyjnë në Itali, nga një vend i BE, është i detyrueshëm tamponi negativ PCR. Ata që nuk janë të vaksinuar bëhet e detyrueshme karantina 5 ditore dhe tamponi negativ.
Qytetarët shqiptarë mund të hyjnë në Itali, për motive të caktuara :
Pune
Shëndeti,
Studimi,
Urgjence,
Persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,
Familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,
Personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezidentë në Itali,
Sportistë, teknikë, gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

– Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:

Formulari “Passenger Locator Form” në format digjital ose në kopje fizike: https://app.euplf.eu/#/
Testi me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit.
Qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form”.

– Ata që hyjnë në Itali nga vende me rregulla vaksinimi të ndryshme nga ato të Italisë, do të kenë mundësi të aksesojnë ambientet e akomodimit dhe të gjitha atyre aktiviteteve në të cilat kërkohet super green pass, me green pass të thjeshtë, e cila lëshohet pas bërjes të një tamponi të thjeshtë.

– Përjashtime parashikohen edhe për ata që vijnë nga një vend i huaj dhe që kanë një certifikatë shërimi ose vaksinimi me një vaksinë të autorizuar ose të njohur si ekuivalente, në rast se kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga shërimi ose administrimi i dozës së fundit. Ata do të kenë mundësi të aksesojnë shërbimet për të cilat ekziston detyrimi për të zotëruar super green pass, pas kryerjes së një tamponi të shpejtë ose molekular.

https://www.punetejashtme.gov.al/itali/