NJOFTIM!

“Porti Detar” Vlorë sh.a., njofton të gjithë udhëtarët e linjës Vlorë – Brindizi – Vlorë se për shkak të dallgëve dhe erërave të fuqishme, ditën e sotme (13.09.2019), trageti “ST. DAMIAN” do të mbërrij në Portin e Vlorës me vonesë dhe për të njëjtën arsye ditën e nesërme (14.09.2019) nuk do të udhëtojë drejt Portit të Brindizit.

Vazhdon Fluksi i Pasagjerëve

Vazhdon të jetë i lartë fluksi i turistëve dhe udhëtarëve që udhëtojnë nëpërmjet portit të Vlorës. Gjatë kësaj fundjave në portin e Vlorës kanë ardhur rreth 4650 pasagjerë dhe 705 automjete.

 

Fluks Pasagjerësh

Vazhdon të jetë i lartë fluksi i turistëve dhe udhëtarëve që udhëtojnë nëpërmjet portit të Vlorës. Gjatë kësaj fundjave në portin e Vlorës kanë ardhur rreth 3050 pasagjerë dhe 440 automjete.

 

Njoftim!!!

Qyteti i Vlorës gjatë këtij sezoni turistik është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj. Në portin e Vlorës operojnë anije turistike të cilat nisen cdo ditë drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit. Gjithashtu ditën e sotme në portin e Vlorës ka mbërritur Krocera “La Belle de l’Adriatique” .

 

La Belle de l’Adriatique

“Porti Detar” Vlorë vizitohet sërish nga Krocera “La Belle De L’Adriatique” .

Ditën e sotme në “Portin Detar” Vlorë sh.a., ka mbërritur Krocera “La Belle De L’Adriatique”. 152 turistët francez dhe zvicerian janë mirëpritur nga stafi i “Portit Detar” Vlorë dhe iu është ofruar informacion në lidhje me portin dhe zonat turistike të qytetit. Pas vizitës në port dhe në qytetin e Vlorës, turistët do vizitojnë qytetin e Durrësit.