La Belle de l’Adriatique

“Porti Detar” Vlorë vizitohet sërish nga Krocera “La Belle De L’Adriatique” .

Ditën e sotme në “Portin Detar” Vlorë sh.a., ka mbërritur Krocera “La Belle De L’Adriatique”. 152 turistët francez dhe zvicerian janë mirëpritur nga stafi i “Portit Detar” Vlorë dhe iu është ofruar informacion në lidhje me portin dhe zonat turistike të qytetit. Pas vizitës në port dhe në qytetin e Vlorës, turistët do vizitojnë qytetin e Durrësit.

 

Ministrja Balluku Viziton “Porti Detar” Vlorë

Ministrja Balluku, inspektoi terminalin e ri në Portin e Vlorës.
Një investim strategjik i cili ka 5-fishuar kapacitetet për pasagjerët👪 dhe veç kësaj do të ofrojë :
 Shërbime më të shpejta
 Kushte më të mira për udhëtarët
Qeveria 🇦🇱Shqiptare është e angazhuar për të përmbyllur me sukses të gjitha investimet strategjike dhe për t’i hapur rrugë projekteve të reja.

 

“La Belle De L’Adriatique”

“Porti Detar” Vlorë vizitohet sërisht nga Krocera “La Belle De L’Adriatique” .

Ditën e sotme në “Portin Detar” Vlorë sh.a., ka mbërritur Krocera “La Belle De L’Adriatique”. 158 turistët janë mirëpritur nga stafi i “Portit Detar” Vlorë dhe i’u është ofruar informacion në lidhje me portin dhe zonat turistike të qytetit. Pas vizitës në port dhe në qytetin e Vlorës, turistët do vizitojnë Apolloninë e Fierit dhe qytetin e Beratit.

 

Njoftim Mot i Keq!!!

NJOFTIM!
Situata aktuale ne Portin e Vlorës.

“Porti Detar” Vlorë sh.a., njofton të gjithë udhëtarët e linjës Vlorë – Brindizi – Vlorë se trageti “RED STAR” pasi të kryej zbarkimin do të dal në RAD(në det të hapur) për shkak të motit të keq që pritet të ketë ditën e sotme ( 01.02.2019) dhe nesër ( 02.02.2019). Me përmirësimin e kushteve atmosferike trageti do të do të vazhdoj udhëtimin drejt Portit të Brindizit. Do t’ju njoftojmë për informacione të reja.

Njoftim për Fletë Hyrje 2019

NJOFTIM!!!

“Porti Detar” Vlorë sh.a. në zbatim të Ligjit Nr.168/2013 “Për sigurinë në anije dhe në porte” , si dhe në funksion të një bashkëpunimi me ju si tregtar , ju njoftojmë se për paisjen me fletë hyrje të reja të vitit 2019 , duhet që brenda datës 20/01/2019 të sillni pranë zyrës së Sigurisë të “Portit Detar” Vlorë sh.a. dokumentacionin e mëposhtëm:

Për leje personale:

• Një foto në CD;
• Kopje e dokumentit të identifikimit;
• Vërtetim i leshuar nga firma , ku të specifikohet që ju jeni punësuar, shoqëruar me ekstrakt nga QKR , vërtetim nga tatimet , vërtetim i pagimit të taksave nga Bashkia për subjektin;

Për leje automjeti:

• Kopje të lejes së drejtimit (patentës), (vetëm në rastet kur aplikohet për leje automjeti);
• Kopje e lejes së qarkullimit (vetëm në rastet kur aplikohet për leje automjeti);
• Kopje e dokumentit të kontrollit teknik (vetëm në rastet kur aplikohet për leje automjeti);
• Për auto taxi, fotokopje e liçencës shoqëruar me fotokopje të sigurimeve shoqërore dhe detyrimeve vendore bashkiake.
• Kopje e lejes së transportit (vetëm në rastet kur aplikohet për leje automjeti, kamionë, autotren, gjysmërimorkiator, autobus);
• Kopje e çertifikatës së transportit (vetëm në rastet kur aplikohet për leje automjeti, kamionë, autotren, gjysmërimorkiator, autobus).

Për informacione të detajuara kontaktoni në nr. Tel. 033409700
Në faqen zyrtare: www.portivlore.com
Dhe facebook: Porti Detar Vlore sh.a.

Ju faleminderit.