Njoftim !!!

Njoftim!

Për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve që po udhëtojnë drejt portit të Brindizit, në datë 24.08.2018 trageti “Red Star” do të kryej dy nisje brenda ditës nga porti i Vlorës. Ditën e premte do të niset nga Porti i Vlorës rreth orës 9:30, dhe po në të njejtën ditë do të vij sërisht në portin e Vlorës rreth orës 22:00 dhe do të niset drejt portit të Brindizit rreth orës 23:59.

 

Anija Flamurtare “FGS RHEIN”

Anija flamurtare e grupit të gatshëm minaheqëse të NATO-s “FGS RHEIN” SNMCMG-2, ka mbërritur në portin e Vlorës ku do të zhvillojë një vizitë portuale tre ditore ndërmjet datave 17-20 gusht.

 

Fluks Udhëtarësh

Vazhdon të jetë i lartë numri i pasagjerëve që udhëtojnë drejt portit të Vlorës. Ditën e sotme janë përpunuar dy tragete dhe kanë hyrë rreth 1700 pasgjerë, 205 autovetura dhe 19 autobuza.