Vazhdon Fluksi i Pasagjerëve

Vazhdon të jetë i lartë fluksi i turistëve dhe udhëtarëve që udhëtojnë nëpërmjet portit të Vlorës. Gjatë kësaj fundjave në portin e Vlorës kanë ardhur rreth 4650 pasagjerë dhe 705 automjete.

 

Fluks Pasagjerësh

Vazhdon të jetë i lartë fluksi i turistëve dhe udhëtarëve që udhëtojnë nëpërmjet portit të Vlorës. Gjatë kësaj fundjave në portin e Vlorës kanë ardhur rreth 3050 pasagjerë dhe 440 automjete.

 

Njoftim!!!

Qyteti i Vlorës gjatë këtij sezoni turistik është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj. Në portin e Vlorës operojnë anije turistike të cilat nisen cdo ditë drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit. Gjithashtu ditën e sotme në portin e Vlorës ka mbërritur Krocera “La Belle de l’Adriatique” .

 

La Belle de l’Adriatique

“Porti Detar” Vlorë vizitohet sërish nga Krocera “La Belle De L’Adriatique” .

Ditën e sotme në “Portin Detar” Vlorë sh.a., ka mbërritur Krocera “La Belle De L’Adriatique”. 152 turistët francez dhe zvicerian janë mirëpritur nga stafi i “Portit Detar” Vlorë dhe iu është ofruar informacion në lidhje me portin dhe zonat turistike të qytetit. Pas vizitës në port dhe në qytetin e Vlorës, turistët do vizitojnë qytetin e Durrësit.

 

Ministrja Balluku Viziton “Porti Detar” Vlorë

Ministrja Balluku, inspektoi terminalin e ri në Portin e Vlorës.
Një investim strategjik i cili ka 5-fishuar kapacitetet për pasagjerët👪 dhe veç kësaj do të ofrojë :
 Shërbime më të shpejta
 Kushte më të mira për udhëtarët
Qeveria 🇦🇱Shqiptare është e angazhuar për të përmbyllur me sukses të gjitha investimet strategjike dhe për t’i hapur rrugë projekteve të reja.