SMARTPORT,  rezultatet e  Mbledhjes së Komitetit Drejtues

 

Projekti SMARTPORT – Smart and Sustainable Energy Port, financuar nga Thirrja e 2-të, e programit, INTERREG IPA CBC Italy – Albania – Montenegro Programme, synon të promovojë praktika innovative dhe mjete për të reduktuar emetimin e karbonit dhe për të përmirësuar efikasitetin e energjisë në sektorin publik. Partneriteti I Projektit konsiston në 5 Partnerë. Në mënyrë që të kontribuojë në arritjet e marrëveshjes së Parisit, dhe për të shmangur riskun e nxehjes globale, Bashkëpunimi Territorial Evropian është një mekanizëm efektiv për të ndarë praktikat më të mira dhe për të zbatuar  veprime pozitive brenda një zone me interes të përbashkët, siç parashikohet nga Projekti SMARTPORT.

 

Gjatë 18 muajve të Projektit, Partneriteti është i përkushtuar për 

të përmirësuar energjinë e  qëndrueshme në  zonat  portuale të zonës së Jonit dhe Adriatikut Jugor duke miratuar strategji të reja energjetike, të cilat bazohen  në standardet evropiane, duke kombinuar  përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, kursimin e energjisë dhe teknologjitë e zgjuara. Ndër aktivitetet kryesore të Projektit është instalimi i ndriçimit me llamba LED në ambientet publike të Partnerëve. Trupat e ndriçimit do të furnizohen me energji nga energjia diellore dhe do të pajisen me sensorë inteligjentë për të kursyer energji duke moduluar intensitetin e dritës së nevojshme. Pas instalimit të sistemeve të ndriçimit do të nisë një periudhë pilot gjashtëmujore. Gjatë kësaj periudhë, falë sistemit të menaxhimit dhe kontrollit në distancë të trupave të ndriçimit, monitorimi i rregullt i performancës energjetike do të kryhet me qëllim hartimin e një strategjie të re dhe të përbashkët energjetike për zonat portuale

 

SMARTPORT – Aktiviteti Lançues

Të Mërkurën, datë 27 Tetor 2021, Autoriteti i Rrjetit Portual të Detit Jonian – Porti i Tarantos organizoi takimin lancues të Projektit “SMARTPORT”, financuar nga thirrja e dytë e Programit INTERREG IPA CBC Itali – Shqipëri – Mali i Zi. Aktiviteti lancues u organizua nga “Pietro Acclavio Library” e Tarantos, duke përfshirë një sesion të parë pune të hapur, dhe një sesion të dytë teknik të rezervuar për Partnerët e Projektit.  Aktiviteti u ndoq nga partnerët e Projektit, në person dhe online, Bashkia e Termolit (IT), Porti i Vlorës (AL), Porti i Barit (ME) dhe Agjencia Rajonale e Pulias për Mbrojtjen dhe Parandalimin e Mjedisit (IT). Gjatë konferencës për shtyp, Prof. Sergio Prete, President i Autoritetit të Rrjetit Portual të Deteve Joniane si Partner Kryesor, thek

soi rëndësinë e objektivit të “porteve të gjelbra” në detet Jon dhe Jug-Adriatik. Zj. Chiara Campanile, Oficere e Projektit dhe anëtare e Sekretariatit të Përbashkët ilustruan qëllimet e Projekti SMARTPORT dhe strategjinë e Programit. Në pjesën e dytë të takimit lancues, Partneri Lead, Porti I Tarantos , oficerja e projektit, dhe partnerët pjesëmarrës  u fokusuan në Qëllimet kryesore të Projektit, Objektivat Specifike, Rezultatet e Pritshme  si dhe target grupet e synuara që duhen arritur deri në përfundim të Projektit. Takimi ishte një moment i rëndësishëm, për të gjithë partnerët e përfshirë në projekt,  për të planifikuar  aktivitetet e ardhshme. Duke marrë parasysh ndikimin e rëndësishëm të Projektit në fushën e Programit, të gjithë Partnerët janë të gatshëm të angazhohen për arritjen e objektivave të Projektit.

 

Dy muaj pas lancimit të projektit, partnerët e projektit, u mblodhën në një takim onlinë më datë 14.12.2021, për takimin e parë të komitetit derjtues. Gjatë këtij takimi partnerët diksutuan rreth zhvillimeve administrative dhe financiare të projektit, mbi gjendjen e aktivitetetve dhe hapat që duhen ndërmarrë në të ardhmen. Për sa I përket paketave teknike ËP T1, – Studime dhe Transferimi I Njohurive,” kjo si paketë punë ka hyrë në një fazë kritike, dhe kërkon inputin dhe të dhëna nga partnerët  për realizimin e kësaj pakete. Kjo paktë pune përmban dhe studimet për Analizën e Vlerësimit të Energjisë në komunitetet e përfshira” dhe “Analiza Sëot mbi përdorimin e energjisë në zonat portuale”.

Këto dokumente do të shërbejnë për  kryerjen e  analizës së vlerësimit tëenergjisë në komunitetet e përfshira, me fokus të veçantë në: nevojat dhe prodhimi i energjisë, vlerësimin pa karbon, përcaktimin e strategjive të mundshme për qëndrueshmëri më të madhe të sistemit energjetik lokal. Në përgjithësi, grupi i të dhënave të siguruara nga partneriteti nëpërmjet këtij aktiviteti do të çojë në përcaktimin e një “Strategjie Ndërhyrjeje për Efiçiencën e Energjisë së Porteve” që do të zbatohet në zonën e Programi

 

 

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).