Smart and Sustainable Energy Port Project:  Rezultatet e mbledhjes së 3-të të Komitetit Drejtues të Projektit

Më 20 Qershor,  partneriteti I projektit, organizoi takimin e 3-të, online.

Takimi I Komitetit Drejtues, pati si pjesëmarrës Përfaqësuesit e të gjithë partnereve.  Njëkohësisht takimi u ndoq edhe nga asistentët Teknik të partnerëve të ndryshëm, për të ndihmuar në diskutim me të dhëna teknike.

Takimi u pa si një moment i rëndësishëm për t’u fokusuar në statusin e Projektit, dhe për të dakordësuar  për disa ndryshime të nevojshme të projektit,  dhe shkëmbimin  e progresit të raportuar mbi aktivitetet e Projektit nga secili Partner projekti.

Në veçanti, në gjashtëmujorin e parë të vitit raportohet progres nga Porti I Tarantos , Porti i Tivarit dhe Bashkia Termolit.

PNAIS nxiti aktivitetet e Projektit nën paketën e  komunikimit duke përhapur fushatën e dedikuar në mediat sociale,  në prezantimin e Partneritetit dhe krijimin e një kanali të ri të mediave sociale: Projekti SMARTPORT Kanali në Youtube.

Porti i Barit nisi instalimin e sistemit të ndriçimit LED në zonën e përzgjedhur të portit dhe në javët në vijim do të nisë monitorimi pilot. Bashkia e Termolit ka nisur procedurat e prokurimit për të blerë dhe instaluar sistemin e ndriçimit LED dhe në pak javë, do të nisin operacionet teknike. Zbatimi i aktiviteteve të Projektit dhe progresi përkatës që ka ndodhur po stimulojnë të gjithë Partneritetin  për të finalizuar sa më shpejt instalimin e sistemeve të ndriçimit LED me qëllim fillimin e fazës së dytë të projektit kushtuar monitorimit të kursimit të energjisë.

 

Mal I Zi : Porti  I Bar, ka një  ka një sistem të ri ndriçimi efikas dhe të qëndrueshëm

Në zonat portuale, ndriçimi i terminalit përfaqëson një nga konsumatorët më të rëndësishëm të energjisë portuale.  Falë Projektit SMARTPORT, ndriçimi i vjetëruar i terminalit të Bar është zëvendësuar tashmë me ndricimin  LED

Objektivi i Projektit SMARTPORT është të promovojë praktika dhe mjete inovative për të reduktuar emetimet e karbonit dhe përmirësimin e efikasitetit të energjisë në sektorin publik duke optimizuar kursimin e energjisë.

Porti I Bari ka instaluar Nr.73 ndriçuesit LED “Philips”, modeli BVP 651LED 650-S/740 I S në vendet më kritike brenda zonës së portit. Katër deri në shtatë ndriçues LED u instaluan në 13 pika, në total 73.

Sistemi i ndriçimit në port është i lidhur fort me sistemet e sigurisë dhe me standardet e  sigurisë ndërkombëtare.

Porti i Barit ka vullnetin për të përmirësuar imazhin e tij të korporatës si një port miqësor ndaj mjedisit, me  miratimin e rekomandimeve dhe pjesëmarrjen në projekte të qëndrueshme dhe të gjelbra dhe do të vazhdojë të zbatojë dhe të bëjë përmirësime në këtë fushë.   Futja e sistemit të ndriçimit LED në zone e portit është plotësisht në përputhje me planin e veprimit për një port të qëndrueshëm dhe me karbon të ulët i cili gjithashtu u zhvillua brenda Programeve dhe Projekteve të tjera.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).