!!!NJOFTIM PËR MUNGESËN E TRAGETIT!!!

“Porti Detar” Vlorë sh.a, njofton të gjithë udhëtarët e linjës Vlorë- Brindisi-Vlorë, se për shkak të një defekti teknik, trageti “St.Damiani”, do të qëndrojë për disa ditë në Portin e Brindisit.

“Porti Detar” Vlorë, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, po bëjnë përpjekje maksimale për zgjidhjen e situatës së krijuar në një kohë sa më të shkurtër. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj.

Faleminderit!

TAKIM I PARTNERËVE TË PROJEKTIT “PASSAGE”

Drejtori i “Portit Detar” Vlorë z.Admir Malaj, ka marrë pjesë në takimin e partnerëve të Projektit PASSAGE- Interreg Europë. Partnerët e projektit Passage për pjesën shqiptare janë Këshilli i Qarkut Vlorë i cili në seminarin e Livornos ftoi si përfaqësues të Këshillit të Qarkut Vlorë , një nga aktorët lokal, Portin Detar të cilën partnerët e vizituan në seminarin e organizuar në Nëntorin e 2018 në Vlorë dhe Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal e cila suporton teknikisht këtë projekt. Drejtori i Portit të Vlorës, gjatë aktivitetit prezantoi disa nga projektet e “Portit Detar” Vlorë sh.a duke u fokusuar në risit që janë implementuar në “Terminalin e Ri të Pasagjerëve” për reduktimin e emissioneve të CO2. Përdorimi i energjisë diellore në terminalin e ri të pasagjerëve është hapi i parë në implementimin e planit të veprimit në kuadër të projektit Passage. Auleda, Local Economic Development Agency, Vlore dhe Këshilli i Qarkut Vlorë

 

NJOFTIM!

“Porti Detar” Vlorë sh.a., njofton të gjithë udhëtarët e linjës Vlorë – Brindizi – Vlorë se për shkak të dallgëve dhe erërave të fuqishme, ditën e sotme (13.09.2019), trageti “ST. DAMIAN” do të mbërrij në Portin e Vlorës me vonesë dhe për të njëjtën arsye ditën e nesërme (14.09.2019) nuk do të udhëtojë drejt Portit të Brindizit.

Vazhdon Fluksi i Pasagjerëve

Vazhdon të jetë i lartë fluksi i turistëve dhe udhëtarëve që udhëtojnë nëpërmjet portit të Vlorës. Gjatë kësaj fundjave në portin e Vlorës kanë ardhur rreth 4650 pasagjerë dhe 705 automjete.