Vizit nga Kryeministri Edi Rama

Kryeministri z.Edi Rama inspekton punimet e dy projekteve të mëdha të “Portit Detar” Vlorë sh.a.

Në këtë takim të rëndësishëm ishin të pranishëm Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z.Damian Gjiknuri, Drejtori i “Portit Detar” Vlorë sh.a z. Admir Malaj, Kryetari i Bashkisë z.Dritan Leli, Prefekti z.Flamur Mamaj, deputetët e Vlorës zj.Vilma Bello, z.Edmond Leka dhe z.Fate Velaj, ku u prezantuan projektet “Zgjerimi i Terminalit të Pasagjerëve” dhe “Rehabilitimi i Portit Detar Vlorë”.

 

  

Njoftim !!

NJOFTIM!

“Porti Detar” Vlorë sh.a., njofton të gjithë udhëtarët e linjës Vlorë – Brindizi – Vlorë se për shkak të erërave të fuqishme që pritet të ketë ditën e sotme ( 26.09.2018), trageti “ST DAMIAN” nuk do të niset drejt Portit të Brindizit.

Njoftim !!!

Njoftim!

Për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve që po udhëtojnë drejt portit të Brindizit, në datë 24.08.2018 trageti “Red Star” do të kryej dy nisje brenda ditës nga porti i Vlorës. Ditën e premte do të niset nga Porti i Vlorës rreth orës 9:30, dhe po në të njejtën ditë do të vij sërisht në portin e Vlorës rreth orës 22:00 dhe do të niset drejt portit të Brindizit rreth orës 23:59.